Berisha: Kim kërkon diktat, sillet si guvernatore! S'ndalem në misionin tim

Berisha: Kim kërkon diktat, sillet si guvernatore! S'ndalem në misionin tim

12:40, 05/08/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi në konferencën për shtyp se ambasadorja amerikane, Yuri Kim është irrituar se ai ka denoncuar skandalin e marrëveshjes mes KLGJ dhe ish-partneres së Edi Ramës, Delina Fico për dosjet e Gjykatës së Lartë.

Berisha po ashtu theksoi se ambasadorja është irrituar edhe kur si sulmon George Soros. Sipas tij, reforma e sponsorizuar ka dështuar dhe akti i fundit ishte marrëveshja Llagami-Fico.

“Irritimi i saj për daljen time në një TV të Kosovës, ku unë shpreha ato që kam shprehur përpara jush për miliarderin Soros dhe për ndryshimin e kufijve".

"Zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, në mbrojtje të të vërtetave dhe të interesit kombëtar. Kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë lloj presioni dhe me asnjë lloj mase,” tha Berisha.

“Ambasadorja po sillet si një guvernatore,” theksoi ai.

“Kjo që po bëj është që shqiptarët mos hanë bar dhe shqiptarët mos u ofrohet bari. Unë nuk ofroj bar, ofroj transparencë. Nuk mbrohet Berisha nga sovraniteti, Kushtetuta, por Berisha nuk pranon që nën diktat t’i shkelë ato. Rruga e vetme për t’i mbrojtur është transparenca. Nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj05/08/2021 17:18

Bravo Zoti Berisha

Shto koment

Denonco