Sulmet e Yuri Kim/ Berisha: Unë dhe Basha po kërkojmë transparencë

Sulmet e Yuri Kim/ Berisha: Unë dhe Basha po kërkojmë transparencë

12:28, 05/08/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj në konferencën për shtyp edhe deklaratave të ambasadores amerikane, Yuri Kim për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

“Ambasadorja Kim është unike në botë, pasi kërkon të diktojë se kush duhet apo kush nuk duhet të futet në parlament.

Diktati dhe bari janë binom i pandarë. Shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari dhe kjo është përshkruar në libra. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Korenë e Veriut.

Gjithçka po bëj unë është që shqiptarët të mos hanë bar. Dhe rruga e vetme është transparenca. Unë nuk u ofroj bar, unë u ofroj transparencë.

Nuk ka forcë në botë, përveç të gjithëfuqishmit, që mund të më pengojë mua, për të ushtruar misionin e besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Kjo është përfundimtare,” tha Berisha.

Ai theksoi se edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar transparencë.

“Mesa di unë, kryetari i PD, në takimin me Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë: transparencë. Ftoj çdo shqiptar që të bëjë transparencë. Ata që u ofrojnë barin, kanë frikë nga e vërteta”.

“Në parlament do futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Çdo vendim, që në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë do i kundërvihem në aleancë me çdo demokrat dhe shqiptar për betejën përfundimtare ndaj këtij regjimi.

PD dhe cilido tjetër, ka një detyrë: të kërkojë fakte, prova dhe dokumenta,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco