Ftesa për Bregoviçin indinjon Buzhalën: Ukraina e Polonia ia anuluan koncertet, ti Shqipni - grahi!

Ftesa për Bregoviçin indinjon Buzhalën: Ukraina e Polonia ia anuluan koncertet, ti Shqipni - grahi!

11:58, 05/08/2021
A+ Aa A-

Këngëtari serb Goran Bregoviç është ftuar në festën e madhe të birrës që mbahet çdo vit në Korçë për katër ditë me radhë më 18 -22 gusht. Madje si i ftuar special, shtuar faktit se ai është shpallur Qytetar Nderi i Tiranës që në vitin 2006 nga Edi Rama atëherë kryebashkiak.

Megjithatë, mbetet i pamohueshëm fakti se ky artist ka qenë përkrahës i masakrave serbe mbi shqiptarët dhe pavarësisht “indiferencës” të qëllimshme, arrogancës së Qeverisë së Edi Ramës për ta injoruar këtë fakt - analistë, shkrimtarë, gazetarë, opinionistë, qytetarë kanë reaguar me ashpërsi këto ditë kundër shfaqjes së tij në një nga festimet më popullore të Shqipërisë, ku natyrisht, pritet të vijnë edhe mijëra turistë kosovarë.   

Botuesi dhe satiristi i njohur kosovar Berat Buzhala është një nga zërat e indinjuar që ka thënë sot fjalën e tij ndaj së ashtuquajturës “mospërzierje” e kulturës me politikën, tezë e hedhur nga njerëzit afër Ramës.

Buzhala shkruan: “Në vitin 2015, këngëtari serb Goran Bregoviçi mbajti koncert në Sevastopol të Krimesë dhe e mbështeti pushtimin rus, ani pse atje u kryen shumë masakra. Ai kishte deklaruar se Rusia është madhështore, kurse Perëndimi është paranojak.  Për shkak të kësaj, Ukraina dhe Polonia ia anuluan koncertet.

Në anën tjetër Korça dhe Shqipëria nuk dorëzohen. Dëshirojnë që të mos e përziejnë artin dhe kulturën - me politikën. Shumë mirë nana Shqipni, ti po e din, ti grahi! Ky është linku i kësaj çështjeje: https://khpg.org/en/1427833079....

Çka ju bën me besu që ai i mbështeti masakrat ruse në Krime, kurse paska qënë neutral ndaj atyre në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci?!

Ky dhe shumica dërrmuese e artistëve të Serbisë kanë qënë vegla të Millosheviçit dhe politikave të tij genocidiale. Kanë fillu me e distancu ngapak veten kur e kanë pa se në çfarë muti kanë sharru,” ka theksuar më fort Buzhala në shënimin e tij./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco