Zjarret, Vasili: Shqipëria në flakë, drejtori i Emergjencave Civile në plazh!

Zjarret, Vasili: Shqipëria në flakë, drejtori i Emergjencave Civile në plazh!

21:43, 02/08/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Shqipëria është në flakë, kurse drejtori i Emergjencave Civile është në plazh.

Vasili i bën thirrje publikisht Drejtorit të Emergjencave Civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili:

Stambolli digjet dhe zuska krihet!!

Shqiperia ne flake Drejtori i Emergjencave Civile ne plazh!

Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit Shehu tha se:

“I bëj thirrje publikisht Drejtorit të Emergjencave Civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret.

E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është e vërtetë që është komunikuar se nuk mund të jepet asnjë informacion derisa të kthehet Drejtori i Emergjencave Civile”.

Kane te drejte keta rilindasit, qe thone s'ka kohe per pushim se keta kane kohe per plazh!

Ne plazh Kryeministri, ne plazh Drejtori ne vakanca Kryetari i Baskise se Tiranes, te gjithe keta batakçinj nuk kane kohe per pushim??

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco