Sekretari Blinken: Kroacia shumë pranë heqjes së vizave me SHBA-të

Sekretari Blinken: Kroacia shumë pranë heqjes së vizave me SHBA-të

19:08, 02/08/2021
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan Antony Blinken, me anë të një postimi në “Tëitter” shkruan se Kroacia është shumë pranë heqjes së vizave me SHBA-në.

Blinken thekson se ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse.

Ai nënvizon se zyrtarët amerikanë mezi presin një marrëdhënie më të fortë mes Kroacisë dhe Shteteve të  Bashkuara të Amerikës.

Postimi i Sekretarit Amerikan, Antony Blinken:

Sot kam nominuar Kroacinë për t'u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave.

Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse.

Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco