Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pas Ramës, Meta pret Grenell: Po promovon investimet amerikane

Pas Ramës, Meta pret Grenell: Po promovon investimet amerikane

12:57, 02/08/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta postoi disa detaje nga takimi i tij me ambasadorin Richard Grenell, ish- i dërguar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

"Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin "Albania from the Air", një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur,” shkruan Meta.

Grenell ishte këtë fundjavë në Tiranë, ku është takuar edhe më kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Lajmi bëhet me dije nga Grenell përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. Ndër të tjera ish-i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi thotë se ka konsumuar një drekë me Edi Ramën

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta02/08/2021 16:20

...dhe ky pervers i martuar me burre, ambasadori fuqi plote i Trump, takon Ramen qe nuk la fjale te keqe pa thene per Presidentin Trump, ....e cfar munde te presesh nga kjo soi rrace burash qe ne krevat bejne punen e femres.....

Shto koment

Denonco