Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Zjarret/ Shfaqet Peleshi dhe... solidarizohet me Turqinë: Ne s'kemi viktima

Zjarret/ Shfaqet Peleshi dhe... solidarizohet me Turqinë: Ne s'kemi viktima

12:19, 02/08/2021
A+ Aa A-

Vlora po digjet prej më shumë se një jave.

Teksa vendi ndodhet në pushtetin e zjarreve, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shfaq sot publikisht.

Teksa ka folur sot nga Pashalimani për situatën e zjarreve, duket se ka qenë mjaft i shqetësuar për flakët në Turqi dhe në Greqi, që duhet thënë kanë një sipërfaqe shumë më të madhe se Shqipëria.

“Shpresojmë që zjarri të fiket brenda ditës së sotme, dua të them dy-tre fjalë dhe për të informuar publikun, dua të solidarizohem dhe me vendet tona fqinje, me Greqinë dhe Turqinë. Veçanërisht Turqinë, ku ka pasur dhe humbje jete, dhjetra shtëpi të djegura, solidarizohemi me ta, dhe shprehim ngushëllime për situatën. Deri më tani ne e konsiderojmë situatën të suksesshme, pasi nuk kemi pasur dëme në njerëz, dhe as banesa të djegura”, tha Peleshi, ndërsa shtoi se janë për t'u vlerësuar janë të gjithë ushtarët që kanë ndihmuar në terren për shurajen e flakëve.

“Janë të rinj dhe të reja, me qindra, në gatishmëri, të cilët pa iu thënë askush faleminderit, bëjnë punën e tyre shumë pranë rrezikut, dhe shumë pranë sakrificës”, shtoi Peleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco