VKM për Teatrin/ Budina: Rama nuk firmos vetë sepse është burracak

VKM për Teatrin/ Budina: Rama nuk firmos vetë sepse është burracak

11:01, 02/08/2021
A+ Aa A-

Regjisori Edmond Budina ka reaguar ashpër kundër VKM-së që përcakton kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Budina theksoi se VKM-ja në fjalë shkel rëndë Kushtetutën, ndërsa sulmoi kryeministrin, duke e cilësuar burracak.

“Ne jemi përsëri këtu për të denoncuar një tjetër akt vandal, antikushtetues, kriminal, të një qeverie kriminale. Ky vendim, kjo VKM shkel rëndë Kushtetutën dhe ata që e bëjnë këtë janë ça burracake. Kryeministri nuk e firmos vetë, por ia lë ca të tjerëve, si burracake. Nëse ai ka guxim të firmosë vetë".

"Ata që kanë firmosur për reformën në drejtësi, të dalin me fytyrën e vetë dhe të thonë se kjo reformë nuk po funksionon. Ne nuk dorëzohemi. Nuk lodhemi, deri sa drejtësia të vijë deri në fund. Jemi që qytetari të fitojë të drejtën e vetë. Nuk do të tërhiqemi, në të gjitha instancat shqiptare dhe ndërkombëtare. Jemi për të vendosur drejtësinë në këtë vend, sepse ky shtet ka rënë”, tha Budina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco