Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Qeveria i kalon Bashkisë truallin e Teatrit, Kalaja: Atentat ndaj Kushtetutës, ditë e zezë për reformën në drejtësi

Qeveria i kalon Bashkisë truallin e Teatrit, Kalaja: Atentat ndaj Kushtetutës, ditë e zezë për reformën në drejtësi

16:52, 31/07/2021
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja, në një intervistë për gazetaren Eneida Ndoci, në Syri Tv, diskutoi faktin se qeveria me anë të një VKM-je i ka kaluar Bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar.

Kalaja theksoi se vendimi i Këshillit të Ministrave është një atentat ndaj Kushtetutës, duke shtuar se po ashtu jemi në një ditë të zezë për reformën në drejtësi.

“Kjo është një lidhje e ngushtë e interesave ekonomike mes Ramës, Veliajt dhe operatorëve të tjerë, që kanë interes që të ndërtojnë në tokën e Teatrit. Ky është atentat ndaj Kushtetutës, është ditë e zezë për reformën në drejtësi. Uroj që të binden edhe ndërkombëtarët, se reforma jo vetëm po dështon, por po sjell pasoja shumë të rënda nga pikëpamja kushtetuese. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka shumë probleme në formë dhe në përmbajtje. Këta nuk heqin dorë, sepse nuk kanë interesin e Teatrit.

Mund të ishte gjetur një zgjidhje mes dy rrymave, mes atij që kërkon teatër të ri dhe rrymës që kërkon teatër të restauruar. Këta kërkojnë t’i falin truall kompanisë private, interesi i këtyre është ngritja e kullave. Ajo pronë ka qenë e emërtuar si ndërtim pa leje, ‘Fusha’ në kundërshtim me ligjin, e ka legalizuar në mënyrë të paligjshme. Afera korruptive që luhet në shesh është 300 milionë euro. Ta harrojnë Rama dhe Veliaj që do bëjnë kulla, sepse Kushtetuesja ka dhënë një vendim që është mbi ligjin”, tha Kalaja.

Adriana Kalaja vlerësoi se Rama dhe Veliaj me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave, po tentojnë të mbuloljnë të gjitha veprat penale që kanë kryer.

“Rama dhe Veliaj po tentojnë të mbulojnë të gjitha veprat penale që kanë bërë. GJK ka vlerësuar se kur Teatri kur është prishur ka qenë monument kulture dhe është ditë e zezë edhe në këtë pikë. Ka tentativë për të fshirë historinë e Teatrit Kombëtar”, u shpreh Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco