Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama i kaloi Veliajt truallin e TK/ Vasili: Drejtësia me regji i garanton pandëshkueshmërinë mafias qeveritare

Rama i kaloi Veliajt truallin e TK/ Vasili: Drejtësia me regji i garanton pandëshkueshmërinë mafias qeveritare

15:15, 31/07/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke komentuar vendimin e qeverisë për ti kaluar Bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar e cilësoi këtë vendim si rezultar I drejtësisë më regji që i garanton pandëshkueshmërinë mafias qeveritare.

‘Drejtësia me Regji i garanton Pandëshkueshmërinë mafias qeveritare, që vazhdon duke i dhënë truallin e Teatrit Bashkisë!!

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak kohë më parë vendimin e qeverisë së rilindjes për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës!

Mbi këtë vendim antikushtetues e të paligjshëm u prish godina e Teatrit Kombëtar.

Të gjithë shqiptarët po prisnin ndëshkimin e fajtorëve duke filluar nga Kryeministri e me radhë për këtë krim shtetëror të përmasave të tmerrshme.

Përkundrazi dje Qeveria i kaloi përsëri truallin Bashkisë së Tiranës duke dalë edhe mbi Gjykatën Kushtetuese dhe duke provuar se Drejtësia e Re është thjesht një drejtësi e kapur nga rilindja dhe mbrojtëse e antiligjit.

Pasi kemi dëgjuar përralla në shqip dhe anglisht se gjoja pandëshkueshmëria po merr fund dhe gjoja askush nuk është mbi ligjin po ndodh pikërisht e kundërta që edhe pritej..!

Pandëshkueshmëria e qeverisë vazhdon e paprekur dhe Drejtësia me Regji vazhdon me arka peshku e me eskursionet nëpër Shqipëri.

Jo vetëm, që askush nuk u ndëshkua për Teatrin, por fajtorët vazhdojnë të qetë aferën mafioze të rrëmbimit të Teatrit.

Drejtësia me Regji duke mos vepruar i jep të gjithë kohen qeverisë që të përfundojë aferat mafioze ku është parashpërblyer.

Kushdo, që duatroket për Drejtësinë me Regji të arkave të peshkut e të druve të zjarrit në Pogradec apo kanalit në Lushnje, meriton vetëm përbuzje dhe neveri si dhe tregon qartë ortakërinë me mafian qeveritare.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari31/07/2021 18:09

I vetmi politikan qe i thote te vertetat pa ia bere syri terr. Bravo Z. Vasili

Shto koment

Denonco