Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VKM për Teatrin, reagon ashpër Aleanca: Braçe do përfundojë në SPAK, pse opozita hesht?!

VKM për Teatrin, reagon ashpër Aleanca: Braçe do përfundojë në SPAK, pse opozita hesht?!

13:29, 31/07/2021
A+ Aa A-

Pas vendimit të Qeverisë sipas të cilit truallin ku ka qenë godina e Teatri Kombëtar do t’ia kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e objektit të ri, ka reaguar ashpër edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë.

 Përfaqësuesja e tyre, Adriana Kalaja,  ka deklaruar për mediat se ky është vërtet një lajm tepër i trishtë dhe një vendim të cilin e kanë pritur me shumë shqetësim gjatë gjithë këtyre ditëve.

Kalaja shton se ky është një vendim i marrë nga disa banditë, të cilët kanë marrë peng të gjitha institucionet shqiptare, ndërsa nuk nguroi të silurojë edhe opozitën, e cila sipas saj duket se ka zgjedhur të heshtë deri tani për këtë vendim të qeverisë.

“Ky është një lajm tepër i trishtë, të cilin e kemi pritur me shumë shqetësim këto ditë. Ky vendim është marrë nga disa banditë, të cilët kanë merr peng çdo gjë në këtë vend, çdo institucion shqiptar dhe dita-ditës na e tregojnë me karshillëk që bëjnë ç’të duan me ligjin dhe me Shqipërinë. Habitem nga mënyra pasive se si e pret opozita këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit”, tha Adriana Kalaja.

Në fund të prononcimit ajo deklaroi se Aleanca do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave.

“I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha ajo mesditën e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t03/08/2021 17:56

Do pendoheni si dreqi ju qe mbajtet lulin,ai perdite do e shese pd dhe demokracine me heshtjen ndaj balkanit te hapur dhe vkm te kundraligjshme qe vazhdon km per teatrin kombetar. Luli e shiti AMT qe naten kut u prish teatri duke mos e luajtur b....nga krevati.o demokrate a jeni ne taketuke apo jo,problemi tani eshte luli qe rri si m...qe kur i shkeli ne dere Kimetja dhe jo berisha.

Shto koment

Denonco