Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Erion Veliaj nga Tokio: E rregulluam VKM-në për Teatrin, pasi e shembëm!

Erion Veliaj nga Tokio: E rregulluam VKM-në për Teatrin, pasi e shembëm!

12:23, 31/07/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur në një lidhje ‘live’ nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë, duke vazhduar me justifikimet e rradhës.

Veliaj deklaron se qeveria ka kaluar në pronësi të bashkisë që drejton vetëm trualli dhe jo ndërtesën , e cila sipas tij nuk ekziston më (pasi e prishi vetë në mënyrë antiligjore siç vendosi GJK) dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani nuk ekziston më. Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës që na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën vendimet e qeverisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar në vende të tilla është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet e mëdha. Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, deklaroi  Veliaj nga Tokio.

Kujtojmë se në dy vendime për Teatrin Kombëtarë, Gjykata Kusshtetuese shpalli si anti-kushtetues vendimin e më hershëm të qeverisë për t'ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e teatrit të ri.

Ligji i veçantë për procedurat e ndërtimit ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi kontrata me firmën rivate, që do të realizonte ndërtimin kishte dështuar më parë.

Pas vendimit të Gjykatës Kuashtetuese, pronësia e Teatrit i mbetej përsëri qeverisë, por me një VKM të fundit Edi Rama ja ka rikthyer sërish Erion Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mjaft31/07/2021 14:45

Lali Oni Po ndiek lojrat olimpike Tokyo 2020 nga afer , me shume siklet ka kursyer nga paga bashkeshortja nikoqire , se ti shohin nga televizori Nuk e kane luksin , keta hajdutet soriste

Shqiptari31/07/2021 14:36

NE FAKT NDRYSHIMI ESHTE QE JU I BENI NDRYSHIMET ME SHUME VJEDHJE DHE NDRYSHIMI ME I MADH ME ATY KU KE SHKUAR O PLEHRA I MUTIT, ESHTE QE SIKUR ATY JAPONI, KRYETARI I BASHKISE APO KRYEMINISTRI, T'I VIDHNIN POPULLIT SIKUR 1 DOLLAR TE VETEM, IU SHKERDHEHEJ MOTRA, NENA DHE GRUAJA BRENDA DITES!!!! KRAHASON TI O PLEHRA I MUTIT TOKION ME TIRANEN APO ATE STADIUM OLIMPIK TE TOKIOS ME ATE HALEN KOMBETARE ME KULLE QE NGRITET PA PIKEN E TURPIT NE MES TE TIRANES??!!!! PO TI JE GJALLESA ME E SHPIFUR, ME E PESHTIRE DHE ME E QELBUR QE MBAN GLOBI!!!!

Shqiptari31/07/2021 14:28

PO KY PALACIO, KY PLEHRE C'MUTIN KA KERKUAR NE TOKIO??? ME PARATE E KUJT KA SHKUAR DERI NE TOKIO? KETE RADHE BESOJ ME RROGEN E GRUAS 20 MIJE EURO NE MUAJ???!!! U QANE SHQIPTARET NGA SHPENZIMET E NEXHMIJES GJATE 40 VITEVE SI GRUAJA E PARE E SHQIPERISE!!!! ATO SHPENZIME ZONJA E PARE E BASHKISE I KONSUMOI PER 2 VJET!! IKEN NJE PALE BLLOKMENE DHE TANI NA DOLEN 1200 BLLOKMENE TE TJERE ME HAJDUTE DHE ME HARBUTE SE TE PARET!!

Abalone31/07/2021 13:58

V E M J E !!!!!!!!!!!

Shto koment

Denonco