VIDEO/ Kushtetuesja ja rrëzoi, Rama ja kalon sërish truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Kushtetuesja ja rrëzoi, Rama ja kalon sërish truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës

11:06, 31/07/2021
A+ Aa A-

“Qeveria Rama” me anë të një vendimi (VKM) ja ka kaluar truallin e Teatrit Kombëtarë sërish bashkisë së Tiranës, edhe pse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar “pronësinë” dhe veprimet që bashkia e Tiranës kishte bërë më herët mbi godinën dhe mbi këtë truall.

Në dy vendime për Teatrin, Gjykata Kusshtetuese shpalli si anti-kushtetues vendimin e më hershëm të qeverisë për t'ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e teatrit të ri.

Ligji i veçantë për procedurat e ndërtimit ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi kontrata me firmën rivate, që do të realizonte ndërtimin kishte dështuar më parë.

Pas vendimit të Gjykatës Kuashtetuese, pronësia e Teatrit i mbetej përsëri qeverisë, por me një VKM të fundit Edi Rama ja ka rikthyer Erion Veliajt.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ani31/07/2021 12:15

Sikur ta gjenit mundesine Ju te stafit te Syri.net e ta pyesnit amb.Kim:"Keto KINEZËRIRA ambasadorja i ka mesur ne Kinë se ne Amerike nuk bên vaki".Ose sikur te gjenit mundesine ti drejtonit nje lutje Departamentit te Shtetit qe ambasador te rraces kineze te mos dergojn me ne Shqiperi sepse duhet ta kene gjenetike berjen e KINEZËRIRAVE.

Ani31/07/2021 12:03

Keto lojera mafiozesh ambasadorja Kim edhe perse e ka rrezuar Gjykata Kushtetuse nyk e shikon , korrupsionin galopant dhe fare hapur te ministrive dhe bashkise Tirane perseri nuk e shikon.Nga ana tjeter hiqet se promotore e flakt e antikorrupsionit dhe reformes ne drejtesi.Nuk do gjithashtu qe Berisha te shkoje ne parlament sepse i denoncon keto mafiozlleqe.Ka me shume absurditet se kaq?.N.q.s.nuk eshte nje mafioze qe ben dhe perkrah lojen e mafiozeve tane qeveritar,keto absurditete ne shqiptaret i quajme KINEZËRIRA.

Shqiptari31/07/2021 11:10

CFARE MUND TE NA THOJE ZNJ. KIMETE DHE MIUSHI SORECA PER KETE VKM TE SATRAPIT TE SURRELIT QE NUK PJERDH FARE AS PER GJYKATE KUSHTETUESE DHE AS PER KUSHTETUTE??? A NUK ESHTE KY NJE PUC ANTIKUSHTETUES DHE FASHIST KUNDER SHTETIT???

Shto koment

Denonco