DOKUMENTI/ Zbulohen kontratat sekrete të Ramës me Pfizer, sa lek paguhet një dozë vaksinë anti-Covid

DOKUMENTI/ Zbulohen kontratat sekrete të Ramës me Pfizer, sa lek paguhet një dozë vaksinë anti-Covid

16:14, 28/07/2021
A+ Aa A-

Zbulohen kontratat që qeveria shqiptare ka nënshkruar me kompaninë Pfizer-Biontech për blerjen e vaksinave anti-Covid.

Mediat gjermane sot kanë zbuluar dokumentet e qeverisë së Shqipërisë dhe Brazilit në lidhje me kontrata sekrete që kanë nënshkruar.

Sipas asaj që shkruan Report24.news, Shqipëria e paguan 12 dollarë një dozë vaksine të Pfizer. Ndërkaq Brazili paguan 10 dollarë për një dozë vaksinë.

Kontrata e Qeverise se Edi Rames me Kompanine Pfizer

Image

Sa paguhet një dozë sipas çmimit të renë dakord:  

Në konsideratë të pjesshme të Dozave të Kontraktuara, Blerësi do të parapaguajë një pagesë prej 2,997,540 USD (llogaritur 12.00USD/dozë herë 249,795 doza) brenda 30 ditëve nga marrja e faturës nga Pfizer në dispozicion pas marrjes së Apromivit nga Blerësi siç është përshkruar në Seksionin 9.6 (Parapagimi); megjithatë me kusht që Pfizer nuk do të ketë asnjë detyrim të dërgojë apo dorëzojë Produktin deri në marrjen e Parapagimit. Të gjitha shumat që detyrohen sipas këtij dokumenti do të konvertohen në Euro bazuar në kursin e këmbimit të përdorur nga The Wall Street Journal, edicioni i SHBA lindore, një ditë pune para datës së kësaj Marrëveshjeje.

(b) Pfizer do t’i dërgojë Blerësit faturën për çmimin e 249,795 dozave të mbetura të paktën 60 ditë para çdo dorëzimi, bazuar në Seksionin 2.4 (Afatet e Dorëzimit) (Çmimi i Dorëzimit), e pagueshme në përputhje me kushtet e Seksionit 3.3(a). Të gjitha shumat duhet të paguhen para dorëzimit të vëllimit të dozave të parashikuara për dorëzim.

(c) Faturat do të dërgohen në ishp@shendetesia.gov.al, Instituti i Shëndetit Publik, Rruga Aleksandër Moisiu, nr. 80, Tirana, Albania 1001. Pfizer do të përfshijë informacionin që vijon në të gjitha faturat: numrin e porosisë së blerjes dhe adresën; ku është e aplikueshme do të përfshijë edhe tipin e përshkrimit, numrin identifikues (nëse ka) dhe numrin e dozave të dërguara; datën e dorëzimit; datën e dërgimit; çmimin; çdo taksë të aplikueshme apo pagesa të tjera të parashikuara në Porosinë e Blerjes; dhe destinacionin e dërgesës.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco