Dëshmitë dhe akuzat/ Ç’po ndodh me gjyqin e Fatos Tushes në Apel

Dëshmitë dhe akuzat/ Ç’po ndodh me gjyqin e Fatos Tushes në Apel

11:31, 28/07/2021
A+ Aa A-

Është duke u zhvilluar në gjykatën e posaçme të apelit, seanca për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i cili kërkon lirinë me pretendimin se ka probleme shëndetësore dhe se nuk ka qenë autoriteti që ka firmosur për tenderin për kanalin kullues.

Tushe ka pranuar se me biznesmenin Ibrahim Lami ka njohje, por ai nuk ka ndërhyrë që të fitohet tenderi prej tij.

 ‘Ibrahim Lamin e njoh, por nuk ka lidhje me tenderin’, është shprehur Tushe.

Burime brenda seancës bëjnë me dije se Tushe ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, pasi sipas tij SPAK nuk ka dyshime të arsyeshme se ai ka shkelur ligjin.

‘Nuk kam patur asnjë autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar i komisionit të prokurimeve, dhe ent prokurues ka qenë drejtoria e punëve publike, nuk ka qenë Bashkia e Lushnjes’, ka thënë Tushe.

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, seanca është shtyrë për disa minuta.

Përveç Tushes, edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar kanë kërkuar një masë më të butë sigurie, me pretendimin se nuk janë të rrezikshëm, dhe nuk kanë mundësi që të prishin provat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco