Zgjedhjet e 25 prillit më keq se në Kirgistan, të ardhmen e vendos populli!

Zgjedhjet e 25 prillit më keq se në Kirgistan, të ardhmen e vendos populli!

11:27, 28/07/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Tashme shkatërrimi i zgjedhjeve te 25 prillit është fakt i provuar katerciperisht.

Ky shkatërrim ka prodhuar një pushtet kuisling ilegjitim, kundër vullnetit te popullit duke grabitur e rrëmbyer votën ne mënyre mafioze.

Zgjedhjet e 25 prillit janë me keq se ato ne Kirgistan, te cilat nuk i shpëtoi dot as makiazhi ndërkombëtar, sepse populli vuri ne vend drejtësinë zgjedhore te nëpërkëmbur.

Pushteti rilindas i 25 prillit është një pushtet kuisling armik i shqiptareve dhe interesave te Shqipërisë ndaj do te trajtohet si i tille.

Ne 25 prill  pushteti kuisling:

1. Bëri shitblerjen me kriminale te votave te pare ndonjëherë.

2. Përdori pushtetin duke shpërdoruar ne mënyre kriminale te dhënat personale te qindra mijëra qytetareve, te cilat janë tashme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurinë publike dhe atë personale te qytetareve.

3. Shpërdoroi pushtetin dhe administratën për presione mafioze mbi qytetare dhe biznese, përdori dhjetëra milion euro dhe e gjithë administrata u përdor si detashment kriminal zgjedhor kundër qytetareve

4. Zaptoi kriminalisht Median qeveria për te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret për qëllimet elektorale te rilindjes.

5. Punësoi ne mënyre te paligjshme ne administratën publike vetëm me qëllime elektorale.

6. Shpërdoroi ne mënyre mafioze fondet e rindërtimit për të orientuar votën.

7. Legalizoi në këmbim të votës.

8. Përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

9. Shkatërroi marrëveshjen konsensuale te 5 qershorit me ndryshimet kushtetuese të njëanshme me një parlament ilegjitim dhe te kapur.

Pushteti kuisling i zgjedhjeve te masakruara kryq e themel ka dhe do te këtë përballe popullin, Kirgistani mbetet një mësim i madh!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco