Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Lirimi nga qelia/ Niçja i Dakos ‘rehatohet’ në shtëpinë e tij në Shijak

Lirimi nga qelia/ Niçja i Dakos ‘rehatohet’ në shtëpinë e tij në Shijak

10:42, 28/07/2021
A+ Aa A-

Astrit Avdylaj, i cili u bë i famshëm nga dosja “339”, jo vetëm si trafikant i madh heroine i kapur nga shërbimet inteligjente gjermane, por edhe si mik dhe bashkëpunëtor me ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, mëngjesin e kësaj të mërkure nga qelia ku qëndroi vetëm 2 vite është rehatuar në shtëpinë e tij në Shijak!

Lirimi i Avdylajt, i cili konsiderohet si koka e këtij grupi trafikantësh dhe i disa bashkëpunëtorëve të tjerë, u bë për arsye “procedure” pasi kishte kaluar të arrestuarve në kuadër të dosjes së bujshme ‘339’, ka ardhur pasi kishin kaluar afatet ligjore të  paraburgimit.

Ata u arrestuan më 21 tetor të vitit 2018 si pjesë e grupit “Volvo 4” dhe sipas ligjit, afati i paraburgimit është 14 muaj, ndërsa ende nuk është dhënë një vendim për ta nga organet e drejtësisë. Ndaj Astrit Avdylajt, Jasin Kalës dhe Fatos Llavdiu, është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore përgjatë 24 orëve.

Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa u àrrestuan edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve. 

Në janar të vitit 2020, Prokuroria Speciale kundër Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të grupit kriminal. Të dyshuarit që përfshijnë të pandehurit: Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka (vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka) etj. Ata akuzohen mes të tjerash për trafik droge, organizatë e strukturuar kriminale, pastrim parash etj.

“Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për  gjykim gjithsej 63 të pandehur”, bëri të ditur SPAK. Një nga të dyshuarit e çështjes, turku Nejdet Cesuroglu, u gjet i vdekur në Prishtinë në janar  2019 krahas 113.5 kilogramëve heroinë. Sipas Prokurorisë, grupit të dyshuar kriminal i janë sekuestruar deri tani 300 mijë metër katrorë truall në bregdet, të cilat dyshohet se janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasi janë pronë publike, si dhe janë bllokuar hotele, apartamente e automjete me një vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik droge, por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve jo vetëm në trafikun e drogës, por edhe në mbështetjen e zyrtarëve të ndryshëm socialistë në fushatat e tyre zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme në Dibër në 11 shtator 2016 si dhe më pas, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017, në të cilat Partia Socialiste regjistroi fitoren më të thellë në 15  vite.

Prokuroria kreu arrestimet e të dyshuarve në tetor të vitit 2018, nëpërmjet operacionit të quajtur “VOL-VO 4”. Bashkë me të dyshuarit për trafik, në pranga ranë ish-deputeti socialist Arben Ndoka dhe vëllai i tij Gjevi Ndoka, si dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, gjithashtu ish-deputet socialist, Arben Çuko. Arben Ndokës iu sekuestruan edhe 300 mijë metra katrorë tokë në vendin e quajtur Mali i Renzit në Shëngjin. Në një rast, sipas përgjimeve të gazetës gjermane BILD, Astrit Avdyli, i cili konsiderohet një  nga drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dëgjohet  duke folur për kandidimin e një personi me emrin Ilir Ndraxhi si deputet socialist për zonën e tij, duke premtuar edhe se do të punonte fort për një rezultat të mirë zgjedhor për socialistët.

Faktikisht Ilir Ndraxhi është deputet e zgjdhur edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit nën logon e Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vilma moj Vilma28/07/2021 11:45

KU JE MOJ KIMETE???? C'DO THUASH TANI PER "REFORMEN NE DREJTESI"????? DOLI NJE TRAFIKANT I REZIKSHEM!!! PSE TU QEP GOJA????

Shaba28/07/2021 10:58

SOT GJUSHI I SHKON VIZITË PËR QOKË NË SHTËPI NIÇES SË SHIJAKUT, DHE NJËKOHËSISHT PËR T'I KËRKUAR NDJESË NË EMËR TË "BABLOKUT", QË E ZGJATËN KAQ SHUMË LIRIMIN E TIJ! RASTE TË TILLA NUK KANË PËR T'U PËRSËRITUR MË KURRË! DHE SI SHPËRBLIM NË ZGJEDHJET E ARDHËSHME VETË NIÇJA DO TË JETË I PARI I LISTËS SË DEPUTETËVE TË QARKUT DURRËS OSE KANDIDAT I RILINDJES PËR BASHKINË E SHIJAKUT! ME TË TILLË QEVERI DHE SHTET NA MERR TË KEQEN BE DHE JO TË NA FUSË DOT NË STANIN E VET!!

Shto koment

Denonco