Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Bylykbashi: Shit-blerja e votës që nga 2015. U cënua sekreti dhe liria e votës. Më keq nuk ka

Bylykbashi: Shit-blerja e votës që nga 2015. U cënua sekreti dhe liria e votës. Më keq nuk ka

19:55, 27/07/2021
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Ora 19 në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, deputet i PD Oert Bylykbashi ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR dhe tjetërsimin e votës më 25 prill.

Bylykbashi: Është raport i rëndë duke konfirmuar të gjitha ato që kemi thënë ne, shkeljet para ditës së zgjedhjeve janë ato që përcaktuan më pas edhe deformimin e vullnetit të shqiptarëve. Është i rëndë pasi konfirmon trendin e disa palë zgjedhjesh që zhvillohen nën autoritetin e Edi Ramës, duke filluar që nga zgjedhjet e 2015. Për herë të parë në 2015 kemi filluar të kemi raporte të ODIHR-it që flasin për shkelje të standardeve bazë të OSBE. Për herë të parë në 2015 kemi shit-blerjen e votës si rekomandim. Është rënduar abuzimi me burimet shtetërore etj. Në 2017, pas dy vitesh kanabizim, shit-blerja e votës ishte rekomandimi prioritar numër një. Në vitin 2019, zonja Glover drejtuesja e këtij misioni, tha se zgjedhjet nuk u zhvilluan për interesin e qytetarëve shqiptarë, zgjedhjet u zhvilluan nga Rama, pasi opozita nuk mori pjesë.

Çështja e parë, rekomandimi më i rëndë ishte me abuzimin me burimeve shtetërore dhe presioni mbi zgjedhësit.

Kësaj radhe kemi jo vetëm këto probleme, por për herë të parë kemi rekomandimin kryesor, shqetësimi kryesor i OSBE është cenimi i lirisë dhe sekretit të votës. Ky është fundi.

Nëse flasim për zgjedhje se e kërkon kushtetuta, e kërkon OSBE, Këshilli i Evropës, është që zgjedhjet duhet të jenë të fshehta të lira, personale dhe periodike. Janë parime bazë. Është cënuar sekreti dhe liria e votës. Më keq se kaq nuk ka./ A.Z/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/07/2021 22:28

Ore na thoni se çfarë do bëjmë, çfarë do bëni? Të gjithë shajnë e denoncojnë, nga opozita e deri tek institucionet ndërkombëtare për 10 vjet rrjesht. Rezultati zero, Vazhdon avazi. Derisa zgjedhjet janë të tilla, të anullohen dhe të ribëhen, në se jo do hamë mut sa të ngopemi edhe për shumë dekada, gati 80 vjet kaluan pa arritur të rrëzojmë këtë armatë kriminelësh e hajdutësh ordinerë. Do presim Lulin me sllogane? Do presim të huajtë që ti vijë keq për ne e të ndërhyjnë, do vijnë ata që ta pastrojnë halenë tonë nga frika se po qelben edhe ata nga muti i shtëpisë tonë? Ore vërini mënd kokës derisa keni vendosur të bëni opozitë, kujtoni vitet 1990-1991, ashtu rrëzohet rregjimi, dhe të mos dalë asnjëlloj Neritani për të kthyer mbrapsht popullin që i vërsulet bunkerit të Shurrelit. Kur preket vota rrëmbehen armët, e ka thënë Spartak Ngjela. Ku je o Spartak që nuk ulëret si dikur, apo e gjete ustain skicofren si veten?

Shqiptari27/07/2021 20:10

ORE LERINI PORDHET, ULERIMAT, QARJET, DEKLARATAT, CICERIMAT DHE ANKESAT STUDIO ME STUDIO!!! NESE ME RAMEN NUK KA GARE TE NDERSHME ATEHERE MOS HYNI NE NJE GARE TE PANDERSHME DHE TE PABARABARTE!!! NESE ZGJEDHJET U BLENE, U VODHEN DHE U MASAKRUAN, ATEHERE MOS I PRANONI ZYRTARISHT DHE MOS HYNI NE ATE PARLAMENT!!! NESE ESHTE PUC ANTIKUSHTETUES, KRYEPUCISTI DHE BANDA KRIMINALE E QEVERISE DUHET TE DENOHEN DHE NDESHKOHEN RENDE DHE JO TE JEPEN REKOMANDIME KOT ME KOT PER ZGJEDHJET E ARDHESHME!!! NUK PO E KUPTOJME SE CFARE VULOSI RAPORTI I OSBE/ODIHR, VULOSI FITOREN E TRETE TE NARKO-BANDES RILINDJA DHE FUNDIN E DEMOKRACISE DHE TE PD APO VULOSI FUNDIN E NARKO-SHTETIT FASHISTO-KRIMINAL TE NARKO-BANDES RILINDJA! REAGIMI I SORECA-s ESHTE TAMAM NJE REAGIM BYTHEQIRASH! KY REAGIM ESHTE NJE COPY & PASTE I DEKLARATES SE PS NGA SELIA YLBERISTE. "ZGJEDHJET ISHIN MUT FARE!" "ZGJEDHJET U VODHEN, U BLENE DHE U MASAKRUAN NGA PARTIA DHE QEVERIA NE PUSHTET!" "U PERDOREN NE MENYRE TE PALIGJSHME TE GJITHA BURIMET DHE SHERBIMET SHTETERORE PER TE GRABITUR ZGJEDHJET!" "ZGJEDHJET ISHIN TE PAPRANUESHME PER STANDARTET DEMOKRATIKE PER ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME, POR PARLAMENTI I RI TE MARRE MASAT SE BASHKU ME OPOZITEN PARLAMENTARE QE TE ZBATOHEN REKOMANDIMET E OSBE/ODIHR PER ZGJEDHJET E ARDHESHME. DHE PO NUK U ZBATUAN NE ZGJEDHJET E ARDHESHME, DO TE KETE PERSERI ZGJEDHJE TE ARDHESHME PAS CDO ZGJEDHJEJE!!!!" DHE NE KETE MENYRE SIPAS REKOMANDIMEVE TE OSBE/ODIHR, SHBA DHE BE, OPOZITA DO TE JETE NJE OPOZITE E PERJETSHME!!! ROBT KU T'I KENI O BE, O SHBA DHE OSBE!!!! ROBT KU T'I KETE EDHE PD DHE OPOZITA NESE PAS KETIJ RAPORTI SKANDALOZ PRANOJNE DHE FUTEN NE ATE MUT PARLAMENT KRIMINAL!!! DO TA KERKOJE POPULLIN PD DHE OPOZITA PAS KESAJ, POR NJE MUT TE MADH KA PER TE GJETUR! INSTITUCIONET NDERKOMBETARE TA THONE QARTE DHE PRERE QENDRIMIN E TYRE ZYRTAR DHE JO ME KURVELLEK APO BYTHEQIRELLEK DIPLOMATIK!!! I PRANOJNE APO NUK I PRANOJNE ZGJEDHJE TE TILLA SKANDALOZE??? DHE JO DUHET, DUHET, DUHET, DUHET KESHTU DHE DUHET ASHTU, DUHET NJE VRIME NE UJE!!!! KRIMI ZGJEDHOR DHE MASAKRA ZGJEDHORE ESHTE VRASJA ME KRIMINALE SE SA CDO VRASJE TJETER POLITIKE APO ORDINERE. ESHTE NJE VRASJE E RENDE KRIMINALE SEPSE U VRA DEMOKRACIA, U VRA LIRIA, U VRANE ZGJEDHJET DEMOKRATIKE, U VRA SHTETI!!! PRANDAJ KJO MASAKER NUK DUHET FALUR KURRE, NUK DUHET NEGLIZHUAR DHE DUHET NDESHKUAR RENDE NJE HERE E PERGJITHMONE!! PERNDRYSHE PD DHE OPOZITA TE NA THONE SE KUR E KANE CAKTUAR DATEN DHE OREN E CEREMONISE SE VARRIMIT TE TYRE DHE TE DEMOKRACISE!

Shto koment

Denonco