VIDEO/ Kume: Raporti i OSBE-ODIHR fajëson qeverinë për 25 prillin

VIDEO/ Kume: Raporti i OSBE-ODIHR fajëson qeverinë për 25 prillin

16:56, 27/07/2021
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e pasdites në Syri Tv me gazetaren Eneida Ndoci, ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor, Kristaq Kume duke komentuar raportin final të OSBE-ODHIR mbi zgjedhjet e 25 prillit tha ndër të tjera se për herë të parë një raport të tillë gishti vihet te përgjegjësia e shtetit, ndërsa në këto zgjedhje u shkelën 3 nga 5 parimet bazë të zgjedhjeve në Europë.

‘Për mua është me të vërtetë e rëndësishme të theksoj, që ndyshe nga herë të tjera në këtë raport të OSBE-ODHIRIT është shprehur më qartë ndaj faktit se sa si janë plotësuar këto standarde dhe sipas tij procesi zgjedhor i 25 prillii në një pjesë të mirë të tij nuk ka arritur pritshmëritë ose atë çfarë parashikohet në përmbajten e vetë të këtyre standardeve.

Raporti vë në dukje se procesi zgjedhor i 25 prillit ka pasur probleme në plotësimin e standardit të zgjedhjeve te lira, të fshehta dhe të barabarta.

Këto janë 3 nga 5 parimet bazë mbi të cilat mbështetet trashgimia zgjedhore europiane.

Ajo që është e rëndësishme, është se në këtë raport, kur analizohet në të masa e plotësimit të realizimit të standardeve, vihet gishti edhe mbi institucionet përgjegjëse për realizimin ose mos realzimin e tyre.

Është pjesë e metodologjisë së punës së vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE-ODHIR, por që në dallim nga raportet e tjera të mëparshme kur si rregull mbizotëronte kur vihej gishti te faktori kryesor që kishte prodhur mosplotësimin e standardeve, te subjektet zgjedhore partitë, kësaj radhe nuk është vendosur gishti te partitë poltiike më shumë, se sa te shteti në përgjithësi dhe institucionet ligjzbatuese në veçanti.

Me aq sa i kam ndjekur, është hera e parë dhe i kam studiuar raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODHIR, që janë vëzhguar proceset zgjedhore në Shqipëri,

Që në një raport të tillë në rekomandimet kryesore të tij ti referohen si përgjegjës për rekomandimet shtetit.

Kjo duhet lexuar me kujdes pasi jemi në kushtet kur sipas vlerësimit të ndërkombëtarëve, problemet me të cilët u ndesh procesi zgjedhor nuk se kanë qenë të tilla si pasojë e mangësië në lëgjislacion, por në vullnetin për t’i plotësuar këto rregulla.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco