Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Erion Veliaj përfundon në Gjykatën Speciale, e paditi Lulzim Basha

Erion Veliaj përfundon në Gjykatën Speciale, e paditi Lulzim Basha

15:24, 27/07/2021
A+ Aa A-

Erion Veliaj do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me padinë e bërë për ‘shpifje’ nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë, pasi çështja në lodhje me kompetencën e çështjes kishte disa kohë që zvarritej.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në seancën gjyqësore të datës 27.07.2021, mbi çështjen penale nr. 52810-227-2021, në lidhje me çështjen e ngritur për njësimin e praktikës gjyqësore, vendosi të mbahet ky qëndrim:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm të parashikuar nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e akuzave penale, në të cilat akuza në gjykim përfaqësohet nga prokuroria si dhe për gjykimin e akuzave penale të viktimës akuzuese, të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm, sipas nenit 59 të K.Pr.Penale.

Në lidhje me çështjen, Kolegji vendosi:

Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lendore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e çështjes penale me nr.227/2021 Regj. Them, datë regjistrimi 30.03.2021 me viktimë akuzuese Lulzim Basha, kundër të akuzuarit Erion Veliaj për veprën penale ‘Shpifja’ parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, duke përcaktuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Pare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco