Paaftësia totale e policisë/ U ikën trafikanti por gazetarin e 'shqyejnë'

Paaftësia totale e policisë/ U ikën trafikanti por gazetarin e 'shqyejnë'

14:34, 27/07/2021
A+ Aa A-

Nje video e publikuar gjatë ditës së sotme në media ka nxjerrë zbuluar Policinë e Shtetit dhe mungesën totale të profesionalizmit të saj.

5 oficerë të kompanisë së operacioneve speciale të Tiranës nuk kanë mundur të ndalojnë një shofer makine i cili pasi i përshendeti nga afer me xhamin mbyllur desh mori para disa prej tyre dhe iku si gjithmonë ikin trafikantët, në “drejtim të paditur”.

Asnjë metode policore per të bllokuar mjetin e “trafikantit” të dyshuar. Por dëgjohen qartë  oficëret e policisë tek i bertasin shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”.  Dhe trafikanti duke u rrezikuar edhe jetën pasi babëzia nuk është operacion policor, çau “Ferrën”.

Policët “operacionalë” siç duket të mërzitur që u iku “peshku i madh” me makinë të zezë ju turrën nje gazetari te identifikuar sepse zbriti nga makina me logon e medias, dhe e shtrinë përtoke sikur ai të kishte nxjerrë kallashnikovin e jo kameran që të filmonte operacionin e “suksesshëm”.

Në pamjet e publikuara përveçse kupton se në polici nuk ka ma profesionistë, kupton edhe nervozitetin e një strukture që përdoret për gjithçka me urdhër partie por kur duhet të bëjë vërtet punën e saj ngec keqas në klasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco