VIDEO/ Basha: Ditën që doli raporti i OSBE-ODIHR, Rama liroi hajdutët e votave

VIDEO/ Basha: Ditën që doli raporti i OSBE-ODIHR, Rama liroi hajdutët e votave

12:26, 27/07/2021
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë me mediat, është shprehur se ditën që doli raporti i OSBE-ODIHR, Rama liroi hajdutët e votave në Durrës.

Basha deklaroi se Rama liroi nga burgu Astrit Avdylit dhe 3 persona të tjerë të dosjes 339.

‘Në të njëjtin ditë kur kërkohet hetimi i krimeve zgjedhore lirohen protagonistët e dosjes së Shijakut. Raporti i OSBE konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, as për ata që votuan opozitën as për ata që votuan partinë në pushtet.

Pyetja që shtrohet është kush do ta ofrojë arsimin më të mirë, rendin dhe sigurinë, shansin për një jetë më të mirë? Këta që shantazhuan punonjësit e administratës, këta që përdorën krimin për votat, këta që ia falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh për të marrë në këmbim para për një grusht votash?

Detyra jonë, detyra e PD-së është që të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të vetëdijshëm që koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha pretendimet tona’, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Don Gerdi27/07/2021 12:46

Z.Basha ka filluar lufta, apo ska filluar se ngelem duke pritur. Ik o vlla ne Hollande se atje e ke vendin . Z. Peka publikoni komentet mos mbani krahe se jeni portal serioz. Faleminderit

Shqiptari27/07/2021 12:38

O Z. BASHA!! O OPOZITA!!! LËRINI DEKLARATAT, KONFERENCAT, FJALIMET DHE HARTIMET, POR NGRIHUNI DHE SHKONI NË TERREN, ZBRISNI NË POPULL DHE NGRIHENI ATË NË PROTESTA DHE DEMONSTRATA TË FUQISHME, TË VAZDHUESHME DERI NË RRËZIMIN E KËSAJ BANDE NARKO-MAFIOZE!!! FAKTET U PROVUAN DHE U ÇERTIFIKUAN EDHE NGA OSBE/ODIHR. OSE DO TË PRANOHET VJEDHJA E SHITBLERJA E VOTAVE DHE MASAKRA ZGJEDHORE E DO TË ÇERTIFIKOHEN ZGJEDHJET OSE NUK DO TË ÇERTIFIKOHEN DHE DO TË DËNOHEN ATO, DHE OPOZITA NUK DO TË FUTET NË ATË PARLAMENT! MOS PRANONI MANDATET E DEPUTETIT DHE MOS HYNI NË ATË PARLAMENT PA U DORËHEQUR SATRAPI I SURRELIT DHE PA U KRIJUAR NJË QEVERI E PËRKOHËSHME TEKNIKE DERI NË DEKRETIMIN E ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME LOKALE NË 24 TETOR 2021 DHE ATO TË PËRGJITHSHME TË 20 MARSIT 2022!!! KJO ËSHTË E VETMJA RRUGË NËSE PD DHE OPOZITA DO QË TË VAZHDOJË TË EKZISTOJË! RRUGË TË MESME NUK KA!!!

Shto koment

Denonco