VIDEO/ LSI, Brahimllari: Raporti i OSBE/ODIHR-it: Vërtetoi manipulimin e zgjedhjeve

VIDEO/ LSI, Brahimllari: Raporti i OSBE/ODIHR-it: Vërtetoi manipulimin e zgjedhjeve

12:21, 27/07/2021
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron raportin e OSBE-ODIHR-it se dokumentoi sipas tyre se zgjedhjet e 25 prillit u manipuluan.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, shprehet se ky proces ka rënë, pasi sipas raportit të OSBE-ODIHR-it, Partia Socialiste përdori administratën shtetërore, fondet e tërmetit dhe lidhjen me persona të inkriminuar për të orientuar votat dhe për të kërcënuar qytetarët.

Braimllari tha se beteja për zgjedhje të lira vazhdon për largimin sa më parë të bandës në pushtet.

Deklarata e plotë e Endrit Brahimllarit:

Raporti final i OSBE-ODHIR, i vuri vulën masakrës zgjedhore të 25 prillit të shkaktuar nga qeveria.

 Raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtpërdrejt nga Rilindja.

Nga ky raport, u konfirmua se më 25 prill:

Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua

Blerja masive e votave

Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes

Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushtet

Rritjen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale

Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet

Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën

Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet

Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit

Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.

Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor rilindjes.

Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershmë është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco