PS/ Pëllumbi: Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, më i miri ndër vite

PS/ Pëllumbi: Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, më i miri ndër vite

12:20, 27/07/2021
A+ Aa A-

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në një deklaratë për mediat foli për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Pëllumbi u shpreh se ODIHR ka dhënë vlerësim pozitiv për zgjedhjet.

“Aktorët kryesorë patëm besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje.Komisioni Qendror i zgjedhjeve i riformatuar i përkushtua mbikëqyrje së procesit zgjedhor në mënyrë transparente. Vlerësimi i OSBE /ODIHR është  padiskutim vlerësimi më pozitiv më i dhënë ndonjëherë.

Merita i takon qytetarëve shqiptarëve që shprehen vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përputhje me rregullat dhe standardet në fushatën e zgjedhjeve”, tha Pëllumbi.

Më tej ai shton se Partia Socialiste është e gatshme të bashkëpunojë me OSBE dhe aktorët politikë në vend.

“Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi. U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste.

Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR në vendin tonë.

Angazhimi ynë si forca më e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër”, ka thënë ai.

Deklarata për media e Sekretarit Organizativ të Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi:

Në raportin përfundimtar të publikuar ditën e djeshme, nga institucioni i gjithëpranuar ndërkombëtar për çertifikimin e standardeve të zgjedhjeve, ODIHR duke rikonfirmuar gjetjet e raportit paraprak, vlerëson se:

“Në zgjedhjet e 25 prillit, zgjedhësit patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë dhe në kushtet e një kuadri ligjor që respekton liritë themelore. Pas një marrëveshjeje të re që i dha fund një ngërçi politik, aktorët kryesorë patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tashmë i reformuar, iu përkushtua mbikqyrjes së procesit zgjedhor në mënyrë të organizuar dhe transparente, pavarësisht detyrimeve të reja të konsiderueshme, duke përfshirë edhe zbatimin e teknologjive të reja.”

Është i qartë dhe pa asnjë ekuivok vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR.

Merita e padiskutueshme u takon qytetarëve shqiptarë që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përputhje me rregullat dhe standardet në fushën e zgjedhjeve.

Më lejoni të citoj disa argumenta në mbështetje të këtij kontatimi:

1.   Për sa i përket administrimit të procesit zgjedhor, në raport përshkruhet pozitivisht puna e KQZ së re ku sipas ODIHR:

“Zgjedhjet parlamentare u organizuan pe?rgjithe?sisht mire? nga administrata zgjedhore. Komisioni i sapoformuar Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u pe?rball me detyrime te? reja te? zgjeruara pas ndryshimeve te? fundit ligjore. Pavare?sisht vonesave, duke pe?rfshire? vonesat ne? miratimin e rregulloreve kyc?e dhe ne? fillimin e fushate?s pe?r edukimin e zgjedhe?sve, si dhe ne? trajnimin e stafit te? qendrave te? votimit, KQZ- ja arriti t’i pe?rmbushe? si duhet pjese?n me? te? madhe te? detyrimeve te? saj. Ajo operoi me transparence? dhe mbajti seanca te? hapura pe?r publikun, te? transmetuara ne? me?nyre? te? drejtpe?rdrejte? dhe te? hapura pe?r pjese?marrjen e aktore?ve. Administrimi zgjedhor ne? te? gjitha nivelet ge?zoi pe?rgjithe?sisht besimin e aktore?ve.” (fq. 2) “Kodi Zgjedhor parashikon nje? kuade?r ligjor gjithe?pe?rfshire?s pe?r zgjidhjen e mosmarre?veshjeve zgjedhore. Si Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ashtu edhe Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit në Tiranë shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore...()

2.   Ndërsa përsa i përket përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, Misioni shprehet se: Në përputhje me praktikat e mira zgjedhore, KQZ-ja pilotoi teknologji të reja votimi dhe numërimi në 32 qendra votimi në Tiranë nga 5,199 qendra votimi në të gjithë vendin.” 

3.   Siç me të drejtë theksohet në raport, e drejta për të bërë fushatë lirisht ka prevaluar mbi kufizimet e vendosura kundër COVID-19. Një zgjedhje e vullnetshme e institucioneve ligjzbatuese për të mos kufizuar asnjë subjekt politik për të shpalosur ofertën politike, edhe pse të vetëdijshëm që në raportin e OSBE/ODIHR do të përballeshim me kritika.

“U respektua liria themelore e organizimit dhe subjektet zgjedhore patën mundësi të bënin fushatë lirisht, pavarësisht kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe zbatimit në mënyrë jokonsistente të gjobave për shkelje të rregullave.” (fq 2)

4.   Raporti i referohet edhe fenomenit të vjetër të shitblerjes së votës, duke nënvizuar se: kishte pretendime për blerje votash dhe se në këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e mëparshme hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste. Këto pretendime nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Raporti vlerëson se rreth “30 investigime penale të blerjes së votës janë në proces dhe rreth 50 çështje penale për parregullsi të tjera u iniciuan në lidhje me zgjedhjet e 2021.” 

5.   Me rëndësi  të veçantë  në Raport janë rekomandimet e dhëna Nga Misioni i OSBE/ODIHR përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor në vendin tonë.

Duhet të theksojmë se angazhimi ynë si forca më e madhe politike, por me padiskutim edhe i opozitës në proceset zgjedhore, është adresimi i rekomandimeve dhe më specifikisht OSBE/ODIHR në raport shkruan:

“Ndërsa një numër rekomandimesh të ODIHR dhe Komisionit të Venecias u adresuan në ndryshimet legjislative, rekomandime të tjera mbeten të paadresuar, duke përfshirë ato që lidhen me de-politizimin e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët, të drejtën e votimit të personave me aftësi të kufizuara, përgjegjësinë penale për shpifje etj”.

Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë për të punuar ngushtë me OSBE/ODIHR si dhe për të vazhduar përpjekjet me aktorët politikë në vend për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR në frymë dhe në letër.

Gjithashtu ne i mbetemi angazhimit tonë për garantimin e votës dhe pjesëmarrjen në votime të cdo shqiptari me të drejtë vote, kudo që ata jetojnë në cdo cep të globit.

Në përfundim, ne e falenderojmë Misionin e OSBE/ODIHR për profesionalizmin dhe angazhimin e pandërprerë në përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari27/07/2021 18:41

Ja ku mbritem. Na jep mend i biri i marksist-leninistit te shquar shoku Servet Pellumbi. Olta Xhacken e ka goce halle. Te q.... Shqiperine, qe nuk u bere njehere shtet.

Skendua27/07/2021 12:38

Djali i servet karl marxit,ndrysh nga i jati ka vu pare t modhe me inteligjence dhe integritetin e larte qe zoteron ,natyrisht dhe partia i ka dhene nje shtyse modeste

Shto koment

Denonco