Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

13 anëtarë largohen nga PD në Korçë, mes tyre edhe Andrea Mano

13 anëtarë largohen nga PD në Korçë, mes tyre edhe Andrea Mano

12:14, 27/07/2021
A+ Aa A-

13 anëtarë të PD-së në Korçë, mes të cilëve edhe sekretari Devis Osmani dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Andrea Mano, janë larguar nga Partia Demokratike.

Mano ka bërë publike një deklaratë, duke dhënë edhe arsyet e largimit nga partia më e madhe opozitare.

Ai shkruan se dorëheqjen kanë ardhur në kushtet kur “nuk ka asnjë shenjë vullneti për të parë në sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj”.

“Të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD.

Të vendosur të qëndrojmë pranë demokratëve të thjeshtë në qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndarë sfida elektorale e kemi përballuar ditë të vështira në opozitë.

Të bindur se sot Korça dhe Shqipëria kanë më shumë se kurrë nevojë për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit.

Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Korçë”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari27/07/2021 17:13

Altin! E kishe merak, ta botoj komentin Syri. Cfare sherbimi i bejne keta lloj komentuesish rregjimit te ndyre te Edvin ndyresires. Dhe hiqen si demokrate. VETEM DEMOKRATE SMUND TE JENE KJO KATEGORI KOMENTUESISH. LUL BASHA U ZGJODH ME VOTE TE LIRE. NDAJ ATIJ TI KERKOJME HESAP TE BEJE PUNEN JO TE MEREMI ME ATE NESE DUHET APO JO TE DREJTOJE PD-ne.

kujtim27/07/2021 16:56

E keqja me e madhe qe po ndodh ne PD eshte se ne krye po vine njerez te ardhur nga fshati.Nje shkrimtar i madh i yni ka thene : " Kur fshatari behet qytetar behet me qytetar se qytetari .", hapet si vaji i ullirit ne lakra.Per te arritur qellimin e tij nje fshatar ka bere dhe ben cdo gje :lekun nen dore ,servilosja , shtrirja barkas para te madhit, shiten edhe blihen lehte ,spiunin per te tjeret etj e etj .Pale per karrike te pare ,bejne namin per ta marre ate me cdo kusht.Jo se kam urrejtje per fshataret por thuhet qe jane mikroborgjez ne shpirt.,jane shume te ngushte.Qyetetaret e ketij vendi po ikin se institucionet tona mbare vendit jane te mbushur me fshatare. Ju jeni gazetare ,pas verifikimit do me jepni te drejte.ca eshte ai kurrizdali qe hiqet edhe garip ,kerkon te q--e. Une po te isha femer do vrisja veten dhe atij djali kurrizdale nuk do tja jipja kurre.

altini27/07/2021 16:16

Kryetarin ta mbajme fort. Pika mu ne maje te kokes kryetarit te partise, kapitenit te anijes, qe nuk shikon se po i fut anija uje nga te gjitha anet dhe qendron me zor aty nga duhet te ike nje ore e me pare. Gjithnje nese e do ndopak PD, qe e nderoi si pak te tjere, duke e vene ne krye. Dite edhe me te veshtira na presin o demokrate, me Lulzimin ne krye. Jam i bindur qe askush nuk do i lexoje keto rreshta se Syri i nuk para i nxjerr kritikat per kryetarin, qe po e zvogelon partine dita-dites.

Daj Jaku27/07/2021 13:22

Ky veprim është një grusht në stomak ndaj fitores sl madhe plebishitare (publiçitare) të Lulit në zgjedhjet e .... e partisë personale. Kam bindjen që shumë Demokratë të vërtetë ( me “D” të madhe) do ta ndjekin këtë shembëll. Çfarë kuptimi ka të luftosh për “demokratizimin” e vëndit nëpërmjet sundimit personal mbi partinë?

KORCARI27/07/2021 12:27

DREJTONI PD ME LIGAVECIN

Shto koment

Denonco