Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Raporti final i ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme

Raporti final i ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme

10:09, 27/07/2021
A+ Aa A-

Raporti final i OSBE-ODIHR ka dalë në konkluzionin se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Vëzhguesit shohin si përdorimin e administratës, presionin ndaj votuesve me nxjerrjen e të dhënave personale të cilat i dhanë avantazh të dukshëm partisë në pushtet. Gjithashtu për OSBE/ODHIR vazhdon të mbetet problem shitblerja e votës si dhe përfshirja e elementëve të krimit në zgjedhje. Basha: Raporti është provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve

Nxjerrja e të dhënave personale, përdorimi i administratës, fondet publike, shtimi i të punësuarve në prag zgjedhjesh, presioni ndaj votuesve etj i dhanë përparësi të dukshme mazhorancës në zgjedhje. Këto kanë qenë disa nga përfundimet e raportit të OSBE-ODHIR, i cili u publikua dje. Ashtu si në raportin paraprak organizmi që merret me vëzhgimin e zgjedhjeve ka konstatuar një sërë problemesh të cilat kanë deformuar në masë jo të vogël vullnetin e zgjedhësve.

Sipas raportit, identifikimi i votuesve vazhdon të mbetet ende një problem dhe për këtë ai i referohet nxjerrjes së të dhënave personale për 900 mijë votues “Gjatë fushatës, u publikua një bazë të dhënash që përmban informacionin personal dhe detajet e kontakteve të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë, që përmbajnë gjithashtu preferenca të mundshme të votimit. Partitë opozitare, Presidenti dhe shumë media kërkuan një hetim nga SPAK në keqpërdorimin e pretenduar të të dhënave personale të qytetarëve nga Partia Socialiste. Shpërndarja ose ndërthurja e paautorizuar e të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik mund të konsiderohet një shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetën private dhe familjare. Mund të dëmtojë besimin e elektoratit, përfshirë fshehtësinë e votës së tyre” – thuhet në raport.

Shitblerja

Një problem tjetër mbetet dhe shitblerja e votës “Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike ishin përhapëse gjatë fushatës dhe një numër i lartë e hetimesh nisi në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë. Praktikat e përhapura të blerjes së votave, siç pretendohet, mbetën një problem”. shprehet raporti. Sipas OSBE ODHIR në disa qendra votimi u vu re prania e disa grupeve të të rinjve të cilët kontrollonin zonën. “Në disa qendra votimi u vu re prania e grupeve të të rinjve të cilët duket se e “kontrollonin zonën” Në Shkodër u regjistruan disa raste të shpërndarjes së parave në afërsi të qendrave të votimit” thuhet në raport, duke aluduar dhe një herë për përfshirjen e bandave në fushatën elektorale dhe gjatë ditës së votimit

Administrata

Partia në pushtet ka pasur avantazh gjatë gjithë kohës së votimeve. ”Partia në pushtet pati avantazh duke përfshirë kontrollin e administratave lokale, dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.” – thuhet në raport. Përdorja e vaksinimit me eksponentë të qeverisë që mbanin numrin 12 , i fondeve për rindërtimin apo nisja dhe inaugurimi i veprave të mëdha publike sipas raportit u bënë në shkelje të kodit zgjedhor. Gjithashtu raporti vë në dukje dhe punësimin masiv në administratë para zgjedhjeve, sidomos duke përdorur pushtetin lokal. Në fund raporti ka bërë dhe rekomandimet përkatëse që kanë të bëjnë kryesisht me pwrmirësimin e kuadrit ligjor.

Raporti i ODIHR, Basha: Provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve

Kryetari i PD, Lulzim Bashja ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR-it. Basha e quan raportin 36 faqësh të ODIHR si provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve. “25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve”, thekson Basha. Lideri i opozitës publikon edhe disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
– Blerja masive e votave.
– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.
– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias. E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE! Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, përfundon Basha./MAPO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/07/2021 10:39

OK OSBE/ODIHR! SHUMË MIRË! SHKËLQYER! PRA ZGJEDHJET E 25 PRILLIT NUK ISHIN AS TË LIRA DHE AS TË NDERSHME!!! PO MË TEJ, CILI ËSHTË KONKLUZIONI PËRFUNDIMTAR MBI ZGJEDHJET E VJEDHURA, TË BLERA DHE TË MASAKRUARA TË 25 PRILLIT??? A JANË TË PRANUESHME APO JO? A DUHEN NJOHUR KËTO ZGJEDHJE NGA OPOZITA, NGA SHBA DHE BE APO JO?? A DUHEN PËRSËRITUR ATO DHE A DUHEN RIBËRË APO JO??? A DO TË DËNOHEN SHKELËSIT E KUSHTETUTËS DHE TË KODIT ZGJEDHOR APO JO?? SË PARI, NJË MASË URGJENTE DO TË ISHTE ARRESTIMI I PROKURORËVE TË SPAK DHE KRERËVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME DHE TË POLICISË SË SHTETIT PËR SHPËRDORIM TË RËNDË DETYRE DHE PËR MOSVEPRIM TË QËLLIMSHËM NDAJ KRIMEVE ZGJEDHORE NË KUSHTET E FLAGRANCËS NË FAVOR TË PARTISË NË PUSHTET DHE KRYRJES SË VEPRAVE PENALE NË CËNIM TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS DHE KODIT ZGJEDHOR NGA KRYEMINISTRI, MINISTRAT E QEVERISË, DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE QËNDRORE DHE KOMPANIVE SHTETËRORE SHA DHE KRERËT E BASHKIVE TË DREJTUARA NGA PARTIA SOCIALISTE! SË DYTI, SHKARKIMI DHE DËNIMI I TË GJITHË STRUKTURËS SË KQZ, KAS DHE KOLEGJIT ZGJEDHOR, PËR SHPËRDORIM TË RËNDË TË DETYRËS SHTETËRORE, FAVORIZIM TË PARTISË NË PUSHTET DHE BASHKËPUNIM NË KRIMIN ZGJEDHOR! SË TRETI, MOSNJOHJA E ZGJEDHJVE DHE MOSPRANIMI I MANDATEVE NGA OPOZITA! SË KATËRTI, DORËHEQJA E KRYEMINISTRIT DHE E QEVERISË, KRIJIMI I NJË QEVERIE TEKNIKE SË PESTI, RIBËRJA E ZGJEDHJEVE VENDORE NË 31 TETOR 2021 SË GJASHTI, DEKRETIMI I ZGJEDHJEVE TË REJA TË JASHTËZAKONSHME NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS, JO MË LARG SE 20 MARS 2022!

Shto koment

Denonco