VIDEO/ Po zaptohen tokat e pronarëve, Pampuri: Ka një proces gjyqësor…po kthehemi në diktaturë

VIDEO/ Po zaptohen tokat e pronarëve, Pampuri: Ka një proces gjyqësor…po kthehemi në diktaturë

08:56, 27/07/2021
A+ Aa A-

Deputeteja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar me një postim në faqen e saj në facebook ku denoncon zaptimin e tokave të pronarëve në Njësinë Administrative Baldushk, në Mustafa Koc, aty ku Bashkia e Tiranes pa kontaktuar me asnjërin nga pronarët e tokës, në mënyrë abuzive vijon të zaptojë pronën private

Ja postimi i plotë:

Vijon zaptimi i tokave te pronareve ne Njesine Administrative Baldushk, ne Mustafa Koc, aty ku Bashkia e Tiranes pa kontaktuar me asnjerin nga pronaret e tokes, ne menyre abuzive vijon te zaptoje pronen private. Banoret e kesaj zone kane protestuar disa here, ku shpesh kane qene te pranishme dhe mediat. Pronaret e ketyre tokave, ne te cilat ne shkelje te ligjit po ndertohet, jane ende ne nje proces gjyqesor te cilin e kane fituar ne shkalle te pare, kjo e bere e ditur dhe nga biseda qe kishim me avokatin e ceshtjes. Keshtu Bashkia e Tiranes, nuk mund te ndertoje ne nje truall, pronaret e te cilit jane ende ne proces gjyqesor, sic eshte edhe me njerezorja dhe me e rendesishmja, nuk mund te ndertohet ne nje truall pa komunikuar e demshperblyer pronaret.

Plani i zaptimit re tokave te pronareve na kthen vite prapa, na kthen ne diktature. Pronaret e ligjshem kane te gjitha te drejtat te mbrojne deri ne fund pronen e tyre, ashtu sikurse cdo qytetar europian, apo cdo qytetar i nje vendi i cili kerkon te jete pjese e familjes se madhe Europiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco