Vazhdon përplasja qeveri- OSBE, pse nuk po del raporti për zgjedhjet

Vazhdon përplasja qeveri- OSBE, pse nuk po del raporti për zgjedhjet

18:30, 26/07/2021
A+ Aa A-

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga zgjedhjet, raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet nuk është publikuar.

Por sot, në një rast të paprecedentë, OSBE publikoi vetëm një njoftim, sipas të cilit është publikuar raporti.

Megjithatë në link nuk kishte asnjë raport.

Edhe pse njoftimi u bë që në mesditë, akoma nuk është publikuar raporti final.

Burime të Syri TV thanë se ka një përplasje mes qeverisë së Edi Ramës me OSBE për raportin.

Qeveria kërkon të bëhen modifikime në raport.

Më herët, OSBE deklaroi se zgjedhjet u shoqëruan nga probleme të tilla si blerja e votave dhe përdorimi i makinerisë shtetërore nga partia në pushtet. Po ashtu ka pasur shqetësim për skandalin e patronazhistëve.

Burime thonë se raporti ka mbërritur në Tiranë që të premten, por një subjekt ka shprehur objeksion.

Nga PD thonë se nuk e kanë marrë raportin dhe rrjedhimisht nuk mund të kenë objeksione, çka lë të hapur opsionin që e pakënaqur ka mbetur qeveria.

Në fakt i vetmi subjekt që ka marrë raportin është qeveria, sipas burimeve nga media dhe brenda vetë zyrave të OSBE. Burimet nga PD bëjnë me dije se nuk kanë marrë asnjë kopje paraprake të raportit deri në këto momente.

Nuk dihet se pse qeveria e ka bllokuar raportin dhe çfarë kërkon të ndryshojë nga 'flamujt e kuq' të vëzhguesve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco