Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Koduzi: Qeveria nuk krijoi marrëdhënie mirëbesimi për vaksinat! Dozat e para erdhën me valixhe dore

Koduzi: Qeveria nuk krijoi marrëdhënie mirëbesimi për vaksinat! Dozat e para erdhën me valixhe dore

17:34, 26/07/2021
A+ Aa A-

I ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, mjeku Gazment Koduzi  ka komentuar hyrjen e variantit Delta, i cili prek edhe të vaksinuarit, si dhe a është në kontroll situata në Shqipëri.  

Koduzi: Vaksinimi në Shqipëri nën mesataren evropiane. Jemi 21 % e popullatës me 1 dozë dhe 17 e popullatës me 2 doza.

Kjo ka të bëjë me amullinë dhe një mungesë strategjie të qartë të bërë nga qeveria shqiptare që ne fillim të pandemisë.

Qeveria nuk krijoi një marrëdhënie mirëbesimi me qytetarët pasi dozat e para të vaksinave në vend erdhën me një valixhe dore. Kjo uli besueshmërinë e qytetarëve te siguria e vaksinave.

Përcaktimi i grupëve prioritare ishte po ashtu pa program. Vendet përreth filluan me fasha moshore, dhe kanë zbritur, ku Greqia e ka hapur tani për moshat 12 vjeç deri në 18 vjeç, por fillimisht filluan me fasha moshore të përcaktuara, asnjë nuk mund të futej pa radhë, secili e dinte orën datën dhe vendin ku do merte vaksinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco