Koduzi: Komiteti nuk shpalli asnjë masë kundër variantit Delta. Shqipëria si një 'han pa portë'

Koduzi: Komiteti nuk shpalli asnjë masë kundër variantit Delta. Shqipëria si një 'han pa portë'

17:25, 26/07/2021
A+ Aa A-

I ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, mjeku Gazment Koduzi  ka komentuar hyrjen e variantit Delta, i cili prek edhe të vaksinuarit, si dhe a është në kontroll situata në Shqipëri.  

Koduzi: Rezultati i komitetit të ekspertëve duke lajmuar qytetarët se varianti Delta ka hyrë në Shqipëri ishte jo-serioze dhe brenda pritshmërive pasi ky komitet kështu ka vepruar gjatë gjithë kësaj periudhe.

Për të parë se çfarë lloji varianti virusesh qarkullojnë në vend, ka metoda tangenciale për të bërë analizën e tyre. Që nga momenti që është rritur numri i rasteve në Shqipëri, varianti Delta ka qënë prezent. Tashmë ngeli vetëm për tu konfirmuar në rrugë laboratorike. Në epidemiologji ka metoda të tjera për të gjetur, si është rritja e numrit të rasteve të reja, periudha e inkubacionit etj.

Ky komitet nuk doli jashtë pritshmërisë pasi nuk shpalli asnjë masë të re llogjike dhe vazhdon të mbajë në fuqi masa alogjike. Si psh. Ora policore që asnjë vend rreth nesh nuk e ka. Greqia tashmë nuk ka një orë policore. Gjermania nuk ka pasur orë policore as në kulmin e pandemisë.

Në Shqipëri vazhdon një kufizim alogjik i cili është për të treguar që qeveria është padronia e jetës së tyre duke vendosur gjoba marramendëse.

Nga ana tjetër komiteti nuk ka marrë masat e pritshme për të ndaluar hyrjen e variantit Delta i cili vjen nga jashtë.

Mjafton që të marim eksperiencën e vende fqinje si Greqia, ku për të hyrë duhet të jesh i vaksinuar, apo të kesh një PCR negative, ose një vërtetim që e ke kaluar sëmundjen në 9 muajt e fundit.

Shqipëria në këtë drejtim është një han pa portë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco