Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO NGA SYRI TV/ Braçe ankohet në FB, qytetarët e ‘kryqëzojnë’: Kujt i ankohesh, ti je shteti

VIDEO NGA SYRI TV/ Braçe ankohet në FB, qytetarët e ‘kryqëzojnë’: Kujt i ankohesh, ti je shteti

16:50, 26/07/2021
A+ Aa A-

Prej 3 ditësh, zv/kryeministri Erion Braçe  është përballur me një situate që i ka prishur gjumin e qetësinë,  nga ato  situata, që  hasin  përdite  të gjithë qytetaret e kryeqytetit. 

Por numri  dy i qeverisë,  i cili  është zgjedhur nga qytetaret pikërisht për ti dhëne fund këtyre problematikave,  ne vend që ta zgjidhe,  ka preferuar ti denoncoje  në rrjetet  sociale.

Braçe denoncoi  zhurmat e shkaktuara nga betorineret,  që punojnë për  ndërtimin e një pallati, përballë banesës , ku jeton. Përmes videove të postuara në profilin e tij, Braçe ka raportuar edhe orarin e punimeve dhe gjithë zhurmën e shkaktuar, në 3 ditët e  fundit.

Kaq ka mjaftuar, që  qytetarët  të shpërthejnë në  kritika dhe të kryqëzojnë zv.kryeministri Erion Braçe, duke I kujtuar se  ai është zgjedhur zv.kryeminister, pikerisht për të zgjidhur këto situata dhe  jo për të bëë denoncime në  rrrjetet  sociale. 

Kujt i ankohesh o zoteri, a je ne qeveri?

I ankohesh Marc Zuckerberg? Se ne fakt shteti je ti, i bie qe i ankohesh fb? Pse keshtu? Ska polici bashkiake? Polici shteti? Inspektoriate?

Braçe  ka ofenduar qytetarët,  duke i cilësuar nje pjese të tyre, idiotë të Facebook-ut e Instagram-it. 

Tani, dy fjalë për idiotë e jo vetëm, në FB, Ig, e disa portale:Vertete mendoni se ky “halli im” nuk zgjidhet me nje telefon te drejtori? Ju siguroj une qe e zgjidh, por nuk dua! Nuk dua sepse ky nuk eshte nje hall personal por kulture mizerabel e nje grushti kapitalistesh banale ne kete vend! kjo duhet shembur, kjo kulture; kjo kulture nuk shembet me nje telefon timin tek drejtori, harrojeni!,”

Ndër të tjera,  zv.kryeministri i vetëdijshëm, se nga punimet, po shkeleshin disa ligje, si ai për ndalim e qarkullimit, ligji në fuqi për punen e ligjshme, për sigurinë në punë dhe ligji për zhurmat,  per tre ditë më radhe, fillimisht u mjaftua vetem me denoncimet në FB dhe më pas, pranoi publikisht se edhe policia nuk arriti të  bente punën e saj. 

Në orën 00.03 policia mbërriti në vend dhe ndërpreu punën, priti që shoferi të fikë makinën vinç, të tjerët të justifikoheshin dhe kaq; erdhi dhe policia e bashkisë, foli me shoferin dhe shoqëruesit si shefa, qeshën dhe kaq; Në orën 00.45 mbërriti një kamion i dytë bashkë me një vinç tjetër pas.

Në orën 1.21 policia vjen më në fund: O roje! Roja: urdhëro! Mos punoj njeri këtu! Roja: Jo jo e mbyllën, ikën për sot!

Teksa zv/kryeministri është tepër i shqetesuar për pallatin që po ndërtohet pranë shtëpisë së tij, komentuesit i kanë vënë në dukje, se  ai ka heshtur dhe për betonizimin, që po i bëhet Tiranës në çdo cep, madje edhe për ndërtimin e kullës, që po mbulon sahatin e Tiranës. 

Duket se qetësia dhe ballkoni i Erion Braçes, janë më të rëndësishëm,  se simboli i Tiranës, sepse në këtë rast, nga një vëzhgim i bërë nga Syri TV, paraditen e kësaj të hëne, punimet pranë pallatit të zv/kryeministrit, janë pezulluar përkohësisht.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari26/07/2021 18:17

C'jane keta komentues qe merren me nje burre sa nje mut mjeshtri? Ja vlen te merresh me te? Bure 110 cm i gjate.

Shto koment

Denonco