FOTO/ Në Dibër shpiken sinjale të reja rrugore ... për dajën e Ulsiut

FOTO/ Në Dibër shpiken sinjale të reja rrugore ... për dajën e Ulsiut

14:42, 26/07/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një mesazh që i ka ardhur në adresë të tij dhe që bën fjalë për sinjalistiken rrugore në Dibër e cila është bërë vetëm që të favorizoje biznesin e dajës së Ulsi Manjës.

Ja denoncimi i i plotë:

Në Peshkopi, për dajon e Ulsiut shpiken sinjale rrugore dhe gjobiten qytetarët!

Ky eshte narkoshteti!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. Sb

Përshendetje dr. Ju dërgova disa foto, sinjale stradale që Bashkia Dibër ka vendosur në çdo hyrje të Qytetit të Peshkopisë. Sikur shikohet edhe në foto ësht vizatuar nji senjalistik rugore me dorë … , jo fluoreshente sipas standarteve Europiane ( që nuk mund të dallohet natën nën ndriçimin e dritave të makinës apo me mot të keq, mjegull, shi, borë … ) , në pamje të parë duket sikur është kartela nr 67 e kodit rugor e cila është nji sinjal përshkrues , tregues i ndalimit të qarkullimi të një kategorie të caktuar automjetesh…, në rastin konkret të autobuzave që në kodin rugor klasifikohen si autobuz të gjith ato automjete të destinuara për trasport personash, njerëzish me mbi 16 vende për tu ulur plus 1 post i shoferit…. Sikur duket edhe në foto ësht vënë nji fashë orare që ka vlerë ky sinjal që mund të vihej edhe posht sinjalit për të mos deformuar atë, për të mos e bërë të pavlefshëm atë të padukshëm natën apo me mot të keq …. Por ajo që ësht më e keqja përveç fashës orare ato kanë shkruar edhe nji indikacion tjetër ( 8 + 1 )… , sipas kodit rugor 8 + 1 jan të klasifikuara si autovetura …, dhe nëse donin të ndalonin qarkullimin e autoveturave mund të përdornin nenin nr 66 të kodit rugor që thotë se “ndalohet qarkullimi i të gjith mjeteve motorike nga 3 rrota e sipër” … , kështu do të evitonin deformimin e një sinjalitike rugore ose më saktë nuk do shpiknin nji sinjal të ri rrugor kontraditor me regullat e përkufizimet e kodit rugor … , ky senjal është shpikur , ësht krijuar kastile për të favorizuar aktivitetin, biznesin e dajës së Ulsi Manjës …, në dëm të qytetarëve të Peshkopisë si për kosto trasporti ashtu edhe për vështirsitë e spostimit të njerëzve dhe mallrave, ky senjal i krijuar kastile nuk lejon qarkullimin e autoveturave 8 + 1 …, por mund të qarkullojnë autobuzët e këtij biznesi …. Ajo që është më skandalozja se drejtuesit e këtyre autoveturave 8 + 1 marrin gjoba apo çohen në komision nga policia rugore apo bashkiake për shkelje të regullores së qarkullimit ??? Për një sinjal që nuk është në regulloren e qarkullimit, që ësht krijuar kastile për të favorizuar këtë biznes. Nuk e di nëse janë hapsirat që SPAK të hetojë këtë çështje pasi aktorët për bërjen, vënien mbajtjen e këtij sinjali fallco në dëm të Qytetarëve të Peshkopisë janë të shumtë….

Image

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco