Aksidenti në Kroaci/ Meta: Ngushëllime familjeve, shërim të shpejtë të lënduarve. Falenderoj autoritetet

Aksidenti në Kroaci/ Meta: Ngushëllime familjeve, shërim të shpejtë të lënduarve. Falenderoj autoritetet

12:35, 25/07/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit tragjik me 10 të vdekur dhe 30 të plagosur në Kroaci, duke shprehur trishtim mbi lajmin e kobshëm.

‘Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.

Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco