VIDEO/ Abuzime me tenderat, vartësit e Veliajt nuk arrestohen, por vetëm gjobiten

VIDEO/ Abuzime me tenderat, vartësit e Veliajt nuk arrestohen, por vetëm gjobiten

10:58, 25/07/2021
A+ Aa A-

Agjencia e Prokurimit Publik ka gjobitur 25 zyrtarë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, një strukturë në varësi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shkelje masive në tenderat publikë.

Në një vendim të qershorit 2021, APP informon se ka vendosur masa penalizuese ndaj zyrtarëve, ndërkohë që ka propozuar edhe marrjen e masave disiplinore për 5 prej tyre, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi problematika të shumta në një numër të konsiderueshëm prokurimesh publike.

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë marrë në shqyrtim 25 tendera, nga të cilat 8 me procedurë të hapur dhe 17 me procedurën e “kërkesës për propozim”, në bazë të të cilës është vetë autoriteti kontraktor që fton kompani të caktuara për të paraqitur ofertat e tyre ekonomike për shërbime të caktuara.

Në përfundim të auditimit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se autoriteti kontraktor ka vepruar në kundërshtim me ligjin në përllogaritjen e fondit limit, në hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit, si edhe në kualifikimin e operatorëve pjesëmarrës.

Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka reaguar Agjencia e Prokurimit Publik. Në vendimin e datës 22 qershor 2021, APP njofton se ka dënuar me gjobë 25 persona të evidentuar përgjegjës, për mospërmbushje të detyrimeve ligjore, si dhe i është propozuar titullarit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit që të marrë masë disiplinore ndaj 5 personave përgjegjës, për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim.

Ky vendim përbën rastin e parë të gjobitjes masive në dy vitet e fundit. Më herët, APP ka njoftuar penalizimin me gjobë të zyrtarëve të institucioneve të ndryshme, në një numër që është kufizuar në maksimumi 5 zyrtarë.

Por, në rastin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, duket se numri i shkeljeve të konstatuara është shumë më i lartë se në institucione të ndryshme të audituara gjatë periudhës 2020-2021.

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit është zhvilluar për prokurimet publike deri në fund të vitit 2020.

Rrjedhimisht, në planin e auditimit nuk ka qenë një procedurë skandaloze, e identifikuar më herët nga “Syri TV” dhe që është zhvilluar në pranverën e këtij viti.

Në prill 2021, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit shpalli fituese të një tenderi 200 milionë lekë për pastrimin e baseneve dhe shatërvanëve një kompani, e cila ishte krijuar vetëm 3 muaj më parë.

Në dokumentat e tenderit, Autoriteti Kontraktor kishte parashikuar si kriter kualifikues për operatorët e suksesshëm që të dorëzonin bilancet financiare të viteve 2018-2019.

Por, kompania që fitoi 200 milionë lekë një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, nuk e plotësonte këtë kriter kualifikues, pasi ajo ishte themeluar vetëm në dhjetor 2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba25/07/2021 11:58

KETO NUK JANE KOMPANI, POR JANE BANDA HAJDUTES SI ATA QE VJEDHIN BANKAT, POR KETO BANDA NUK DALIN NE RRUGEN E RINASIT DHE AS NE AEROPORT PER TE GRABITUR MAKINAT APO THASET ME MILIONA EURO, POR I GRABISIN ATO ME TENDERA PUBLIK TE KUNDRALIGJSHME!! LALI ERJON PLEHU DHE HALEJA MAZNIKU MARRIN PJESEN E TYRE!! NDERSA SPAK, I ZENE KAPS, PO HA MUT DHE NUK KAP DOT ASNJE HAJDUT!!!

Shqiptari25/07/2021 11:54

SHUME MIRE! KESHTU DUHET!! HAJDUTET E LALI ERJON PLEHUT KANE VJEDHUR NGA 100 MILION DHE DENOHEN ME NGA 100 MIJE LEKE GJOBE!!! BRAVO!!! RROFSH O KAPS!

Shto koment

Denonco