Tragjedia shqiptare/ Kryeministri Plenkovic: Jemi me familjet e viktimave, mbështetje maksimale për të plagosurit

Tragjedia shqiptare/ Kryeministri Plenkovic: Jemi me familjet e viktimave, mbështetje maksimale për të plagosurit

10:46, 25/07/2021
A+ Aa A-

Pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar me 10 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur në në Brod të Kroacisë, ka reaguar kryeministri kroat Andrej Plenkovic, i cili ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe mbështetje maksimale për të plagosurit.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar për aksidentin fatal nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.

“Ne jemi me familjet e viktimave dhe jemi në mbështetje të autoriteteve të Kosovës”, është shprehur ai duke shtuar se ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Mbrojtjes Civile janë në “Slovanski Brod” për të ofruar kujdes shëndetësor për të plagosurit.

“Me trishtim të madh morën lajmin për aksidentit e një autobusi në “Slavonski Brod” ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco