Tabaku: Fatura 110 mln euro në arbitrash e Becchetit, sa buxheti i Bashkisë Tiranë! Çështja e parë për SPAK

Tabaku: Fatura 110 mln euro në arbitrash e Becchetit, sa buxheti i Bashkisë Tiranë! Çështja e parë për SPAK

20:42, 23/07/2021
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin 'Ora 19' me moderatoren Juli Kristafi në SYRI TV, deputetja e PD Jorida Tabaku ka komentuar faturën e arbitrazhit prej 110 milion euro që Shqipëria duhet ti paguajë Becchetit. 

Tabaku: Nuk denjoj ti përgjigjem nivelit banal të diskutimi të Ramës, që është ofendim për shqiptarët. Në këtë nivel ka rënë dhe këtë nivel përfaqësimi ka sot vendi.

Nuk është çudi që do paguhet Beccheti, pasi në buxhetin e 2019 e zeza mbi të bardhë, fatura prej 110 milion euro e Becchetit ishte programuar në buxhetin e shtetit dhe ishte zyrtarizuar aty.

Ministrja tha vetëm një fakt se çdo detyrim do paguhet. Tentoj ti besoj dokumnetave zyrtarë të shtetit, pavarësisht nivelit të shtetit që ne kemi, sesa fushatës elektorale.

Nuk është gjë e re se Rama gënjen, shkel ligjet, kushtetutën, që hoqën një biznes, mbyllën një televizion për tekat e një kryetari bashkie, që i bënë presion një media, rasti Beccheti i përmbledh të gjithë elemetët, rast korrupsioni, rast presioni, rast presioni mbi mediat dhe nga ana tjetër një fatyrë prej 110 milion eurosh në buxhetin e shtetit që shtohet për shkak të interesave të kësaj çështje.

Rrezikon dhe cënon financat publike. Është një dëm që i kushton buxhetit shqiptar sa buxheti vjetor  i Bashkisë Tiranë. Me 110 milion euro ecën një qytet si Tirana dhe ne do detyrohemi të paguajmë prej tekave të një kryetari bashkie, vetëm prej presionit të qeverisë se donin të kapnin një media.

SPAK duhet të ishte marrë me këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco