‘Historinë nuk e nëpërkëmbë koha’/ Kolonja nderon figurën patriotike Sali Butka

‘Historinë nuk e nëpërkëmbë koha’/ Kolonja nderon figurën patriotike Sali Butka

19:15, 23/07/2021
A+ Aa A-

Kolonja nderon një nga figurat patriotike, Sali Butkën. Për kryetarin e bashkisë ky është një vlerësim i munguar i një kolonjari të madh, që ka bërë shumë për atdheun, ndërsa nipi i tij, Uran Butka shprehet se figura e gjyshit të tij përfaqëson një figurë sakrifikuese për Shqipërinë.

Historinë nuk e nëpërkëmbë koha. Ata që kanë kontribuuar për Shqipërinë duhet të ngelen në kujtesën e gjithsecilit . Një prej tyre ka qenë dhe patrioti i madh Sali Butka, të cilit i është vendosur një bust në qendër të Kolonjës.

Në fjalët e tij kryetari i bashkisë së Kolonjës Erion Isai tha se është bërë fare pak për figurën e tij të ndritshme, që i ka shënë shumë Shqipërisë  .

Kryetari i Bashkisë Kolonjë

Uran Butka, nipi i patriotit të madh tha se figura e gjyshit të tij përfaqëson njeriun që  sakrifikoi për Shqipërinë.

Nipi i Sali Butka

Për historianin Niko Kotherja, i cili e njeh figurën e patriotit Sali Butka,  ai ka dhen një kontribut të vyer  në hapjen e shkollave të reja ndërkohë që siguronte dhe jetën e patriotëve të tjerë kolonjarë.

Historian

Realizuesi i bustit është artisti Agim Rada, i cili tregoi se është frymëzuar nga  banorët e zonës për realizimin e bustit të Butkës.

SkulptorSali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare, bashkëthemelues i shoqatave për lirinë e Shqipërisë, mik i ngushtë i Petro Nini Luarasit dhe të tjerëve patriotë kolonjarë, të cilët u angazhuan fuqimisht për t’i dhënë shumëçka Shqipërisë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kambo23/07/2021 19:59

Po si mundet nje vrases shqipetaresh.Po si mundet qe nje figure qe merrte peng njerezit qe ktheheshin nga emigracioni dhe i vriste pavaresisht se merrte haracin. Haram e pacin

Shto koment

Denonco