Vasili: Rilindasit deformuan reformën në drejtësi, në kurriz të qytetarëve

Vasili: Rilindasit deformuan reformën në drejtësi, në kurriz të qytetarëve

18:44, 23/07/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rilindasit janë të vetmit persona të lumtur me Reformën në Drejtësi, pasi e kanë deformuar atë.

Vasilit thekson se reforma në drejtësi është deformuar në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Me reformen ne drejtesi jane te lumtur vetem rilindasit, qe e kapen dhe aspak qytetaret!

Dhjetra e dhjetra mballoma te shemtuara propagandistike vetem sa po nxjerrin sheshit, deshtimin e reformes ne drejtesi dhe asgje me shume se kaq.

Qytetaret jane teper te deshperuar dhe shume te zhgenjyer, sepse s'po marrin drejtesi dhe ne vend te permirsimit shohin nje perkeqesim te vazhdueshem dhe ky eshte fakt, qe nuk mbulon dot aspak propaganda hipokrite e dites. Mijra qytetare nuk do mund te marrin drejtesi ne gjalljen e tyre dhe ky eshte fakt qe gjithadhtu propaganda nuk e mbulon dot.

Kapja e drejtesise nga rilindja eshte fakt dhe familjare, miq e shoke rilindas kane ndertuar nje detashment, qe eshte shtrire ne cdo institucion te te ashtuquajtures drejtesi te re nga kreu gjer ne fund.

Problemet e renda te reformes nuk i zgjidh dot propagande staliniste, qe flet per njerez pro dhe kunder reformes ne drejtesi si dikur komunistet, qe flisnin per njerez me partine apo kunder partise.

Pandeshkueshmeria eshte kthyer ne institucion qe mbron Kryeministrin, qeverine dhe kryetarin e Bashkise se Tiranes.

Çeshtje tronditese si Teatri, 130 milion eurot e Becchetit,Inceneratoret etj kane fajtore te qarte Kryeministrin ,qeverine e Bashkine e Tiranes, por keta nuk ndeshkohen kurrsesi dhe bile u bejne edhe moral te tjereve.

Drejtesia me regji funksionon haptas ne funksion te Kryeministrit dhe interesave te tij dhe ben sikur funksionon me ngjarje periferike sa per te ushqyer propaganden e qeverise, por nuk leviz gishtin e nuk guxon te veproje ndaj tyre.

Çdo vit ne 22 korrik degjojme nga nje pershpirtje per reformen ne drejtesi, qe ne vend te zgjidhjes se problemeve dhe devijimeve te renda antireforme i riciklon ato vit pas viti si psh:

1.KED u bllokua per nje kohe te gjate ne dhunim te Kushtetutes dhe ligjit me qellimin e vetem ate te kapjes se tij nga rilindja.

Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga rilindja edhe nga nderkombetaret duke lene qellimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese per tre vjet rresht dhe ende sot te paplotesuar.

2.Afatet kushtetuese te Reformes ne Drejtesi te votuar ne 21-22 korrik u shkelen te gjitha dhe asnje pergjegjesi nuk ka dale per kete, por perkundrazi e kane kthyer Kushtuten ne nje leter pa vlere.

3.Konkurimi per vendet e reja ne sistemin e drehtesise ishte fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurenteve per cdo post, duke bere kontrollin e plote te procesit nga rilindja, duke ulur dukshem cilesine dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve te reja te drejtesise.

4.SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshem te antareve te tyre.

5.Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte jane sot pa numrin e plote te funksionimit te tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

6.Gjate procesit te plotesimit te Gjykates Kushtetuese u vertetua tentativa mafioze per te rrembyer anetaret e Gjykates Kushtetuese, qe ishin kompetence e Presidentit.

7.Dhjetra Ligje te Reformes ne Drejtesi jane ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, ne menyre te njeanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma te qeverise dhe me nje parlament jolegjitim.

8.Asnje strategji nuk u hartua per te zgjidhur kolapsin total te sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet, ku mungesat ne personel jane kritike. Dhjetra mijra dosje kane mbetur pa u trajtuar qe nga Gjykata e Larte me 36 mije dosje e deri tek Gjykatat e te gjitha niveleve ku mbi 50 mije te tjera jane bere stivë.

9.Vetingu u katandis ne nje Inspektoriat te Deklarimit te Pasurise dhe asgje me shume. Funksionoi me standarte te dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit qe shprehej:

“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

10.Institucionet e reja u ngriten me shkelje skandaloze te ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhen anetare te tyre gjithfare personash ne dhunim te hapur me l ligjin:

a.disa, qe ONM i rrezoi si te padenje,

b.disa, qe kishin qene spiune te sigurimit,

c.disa, qe kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,

d.disa, qe kishin bere evazion fiskal.

11.Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rende Kushtetuten e miratuar ne 21-22 korrik 2016.

Qorrsokakun ku ka hyre reforma nuk e zgjidh dot rilindja, qe e kapi dhunshem dhe as imponimet propagandistike nderkombetare, qe duan te shesin tunxhin per flori, nuk e zgjidhin dot as dhjetra milion euro te hedhura dem, por vetem zbatimi i Kushtetutes se 21-22 korrikut te ciles rilindja ja ka thyer te gjitha kockat.

Pro reformes jane te gjithe ata qe zbatojne 21-22 korrikun, qe i japin fund pandeshkueshmerise dhe çojne para drejtesise kryeminister,qeveri e bashki Tirane per fajet e tyre te renda,

Ndersa kunder reformes jane ata qe bejne propagande kur sistemi i drejtesise eshte ne kolaps, kushtetuta shkelet dhe rilindasit presin e shqyejne parate dhe interesin publik pa u ndeshkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco