'Bashkia e Fierit e lidhur me trafikantët’/ SPAK thërret Petro Koçin për postimin në rrjetet sociale

'Bashkia e Fierit e lidhur me trafikantët’/ SPAK thërret Petro Koçin për postimin në rrjetet sociale

17:22, 23/07/2021
A+ Aa A-

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, Petro Koçi është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), pas deklaratës së tij në rrjete sociale.

Sipas informacioneve, mësohet se Koçi është thirrur nga SPAK për të dëshmuar ditën e hënë, më 26 korrik, për deklaratat e tij.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili i bëri thirrje Prokurorisë të shkojë në Fier dhe të hetojë financat publike, pasi sipas tij, tenderat po fitohen nga trafikantët.

Postimi i Petro Koçi

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.

Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco