Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Kraja: Duhen ambiente për BKH, lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd

Kraja: Duhen ambiente për BKH, lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd

11:56, 23/07/2021
A+ Aa A-

Kreu i SPAK, Arben Kraja, tha sot se statusi dhe lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd nga drejtësia. Ai tha se grupi i parë i BKH, e cilësuar si FBI shqiptare, është gati për të nisur punë, duke shtruar nevojën për krijimin e një godine të re për ushtrimin e detyrës së tyre.

Një tjetër problematikë e ngritur prej tij është mandati i kufizuar i prokurorëve dhe hetuesve duke theksuar se kjo bie ndesh me qëllimin përse ato janë krijuar.

Kraja paralajmëroi hetim deri në fund për të gjithë ata që janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo korrupsion, qofshin ata njerëz të thjeshtë apo zyrtarë.

Referuar goditjeve të fundit të bëra nga SPAK, Kraja deklaroi se hetimi për të gjithë do të shkojë deri në fund, duke theksuar prerë se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Nga kontaktet që kemi me partnerët, BKH është gati të fillojë punë me një grup shumë efikas dhe me vullnet për të punuar e për të dhënë rezultat. Ka pasur rezultate konkrete. Rezultatet e 2-3 muajve të fundit janë të matshme dhe kanë treguar se struktura po fillon të funksionojë dhe të japë produktin e saj. Ka pasur ndëshkueshmëri me konfiskime pronash nga aktiviteti kriminal, por edhe hetime e ndjekje penale ndaj personave, zyrtarë apo jo-zyrtarë, hetimi ndaj të cilëve do të shkojë deri në fund. Pavarësisht kush do jenë personat apo personazhet e përfshirë në hetim, ne do t’i shkojmë deri në fund.

Duhet të ulemi e të diskutojmë për ambiente për hetuesit e BKH, duhet gjetur një zgjidhje për këtë. Jemi në një situatë ku kemi një mungesë të gjatë ndëshkueshmërie dhe e gjithë kjo situatë nuk mund të zgjidhet me një strukturë, me mandat të kufizuar kohor. Nga ana tjetër, buxheti i shtetit, gjithë faktorët ndërkombëtarë po investojnë, për ta përgatitur këtë strukturë. Qëllimet janë të qarta, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, aseteve kriminale. Ne punojmë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit”, deklaroi Arben Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/07/2021 13:56

KJO ËSHTË REFORMA NË DREJTËSI DHE DREJTËSIA E RE, PËR TË CILËN ZNJ. KIM PO GËZON DHE PO FESTON!! PRANDAJ ASNJË CIRONKË NUK ËSHTË MBI LIGJIN!! ASKUSH TJETËR PËRVEÇ SATRAPIT TË SURRELIT, LALI ERJON PLEHUT DHE ANTARËVE TË KLANIT NARKO-MAFIOZ "RILINDJA"! LIDHJET ME POLITIKANËT SHKËPUTEN VETËM KUR TË ARRESTOHEN VETË POLITIKANËT KRIMINELË DHE MAFIOZË! TË GJITHË SHQIPTARËT PO E SHIKOJNË SIÇ SHIKOJNË DRITËN E DIELLIT SE KUSH E BËN LIGJIN, KUSH I CAKTON GJYQTARËT DHE PROKURORËT DHE KUSH JANË MBI LIGJIN!! ZNJ. KIM DHE Z, SORECA FESTOJNË, NDËRSA SHQIPTARËT TË GËNJYER, TË ZHGËNJYER E TË MASHTRUAR PO ULËRIJNË, PO QAJNË DHE PO VAJTOJNË!!! PO VAJTOJNË PËR SPAK-UN!!! SPAK VAZHDON AKOMA ME CIRONKAT SIPAS REGJISË SË SATRAPIT TË SURRELIT DHE E DUARTROKITUR ME BUZËQESHJE DHE NGA VETË ZNJ. KIM!! ATA QË MENDER VETTINGU PO I NXJERR NGA DERA SATRAPI I FUT PËRSËRI NGA DRITARJA!!! SPAK DUHET TË SHËROHET NGA KAPSLLËKU I QEVERISË!

Daj Jaku23/07/2021 12:37

Kështu të ka udhëzuar të flasësh E Drama apo e ke me shaka e me tallje. Krimi më i madh, babai i krimit është krimi elektoral. Djemtë problematikë po qeverisin vendin, baballarët e krimit bënë miljarda dhe blenë votat për bijtë e tyre, duke thyer herësin, i cili na doli edhe antikushtetues, por mbeti në fuqi. E Drama dhe E Veliaj shkelën kushtetutën për aferën korruptive të Teatrit Kombëtar por asgjë nuk ndodhi prej jush. Shkelja e ligjit kryesor të Republikës, dmth Kushtetutës nuk përbën krim për ty o ASPAK?

Shto koment

Denonco