VIDEO- KAFE SHQETO/ Pse Veliaj po i ‘masakron’ me gjoba makinat?

VIDEO- KAFE SHQETO/ Pse Veliaj po i ‘masakron’ me gjoba makinat?

11:04, 23/07/2021
A+ Aa A-

Para pak ditësh, agjencia BIRN zbuloi një fakt të frikshëm: gjatë karantinës, kur lëvizjet ishin ulur në minimum, Bashkia e Tiranës rriti në mënyrë të jashtëzakonshme gjobat mbi makinat.

Masakra me gjoba nuk është ndalur që kur Erion Veliaj ka marrë detyrën si kryebashkiak.

Por përse ndodh kështu?

I ftuar për të diskutuar për këtë çështje në KAFE SHQETO ishte Besar Likmeta, drejtues i agjencisë BIRN. Ai tha se gjobat janë rritur në mënyrë eksponenciale me ardhjen e Veliajt në krye të bashkisë.

“Agjencia e parkingjeve në Tiranë ka 1 mijë persona të punësuar. Rrogat e tyre janë rritur dhe duhen mbledhur të ardhura për këtë gjë,” tha ai.

Likmeta tha se qyteti është në kaos, mungon planifikimi dhe për këtë arsye Tirana është bërë e pajetueshme.

“Parkingjet publike kanë një kosto shumë të lartë.  Kjo e ka bërë Tiranën të pajetueshme. Ndërtimet e shumta, pallate mbi pallate, e kanë bërë të pamundur që të parkosh në mënyrë të rregullt. Kjo është eksperiencë e përditshme,” tha Likmeta.

Por si është e mundur që Veliaj nuk i trembet zemërimit qytetar te kutia e votimit?

“Sepse të kesh qindra e mijëra të punësuar ka më shumë benefite,” ironizoi Likmeta.

Ndiqeni intervistën e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco