Reforma në drejtësi/ Kim: Askush mbi ligjin, kemi arsye për të festuar

Reforma në drejtësi/ Kim: Askush mbi ligjin, kemi arsye për të festuar

10:45, 23/07/2021
A+ Aa A-

Në tryezën në kuadër të 5-vjetorit të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi disa mesazhe në drejtim të zbatimin të kësaj reforme. Ndërsa vlerësoi punën e arritur deri më tani, Kim tha mbetet ende shumë për të bërë.

Ndër të tjera ambasadorja amerikane u shpreh se shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, por tashmë ajo po jep rezultatet e para të saj. “Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë në drejtësi," tha ajo.

“Është një moment shumë i rëndësishëm. 5 vite më parë u vendos rreth reformës në drejtësi, shumë shqiptarë e mbështetën ç’ka tregon se sa Shqipëria e shqiptarët duan ndryshime themelore në sistemin e drejtësisë. Reforma nuk ka qenë perfekte, por po shohim rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet janë tashmë funksionale, KLGJ, Kushtetuesja, pra institucionet janë funksionale. Është edhe SPAK që po jep rezultate. Ka patur luftë ndaj korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet se ligji është i barabartë për të gjithë. S’ka rëndësi sa i fuqishëm mendon se je, askush s’është mbi ligjin".

"Kjo është shpresa e të gjithëve për të bërë reformën në drejtësi sic duhet dhe të japim shpresë për brezat e ardhshëm. Po shohim rezultate, po luftohet krimi i organizuar".

"Disa nuk kanë dashur të ndodhë, por tashmë po ndodh. Është koha që të hapni një epokë të re, të krijoni një sistem ku shqiptarët të kenë besim, ku kërkohet drejtësi. Keni bërë një punë të mirë, por ka ende shumë për të bërë. SHBA është me ju, dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. Do të jemi me ju deri në fund. Është koha e duhur të festojmë, ka arsye për të festuar, është arritur shumë, është koha për të arritur edhe më shumë, koha të shohim çfarë kemi bërë mirë e cfarë mund të përmirësojmë. Le të vijojmë përmirësimin që të vijojë një progres i suksesshëm. Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë”, u shpreh ambasadorja Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini23/07/2021 14:14

Ti bej tenden o Kim, festo, se paguhesh qe ta mbash te gjalle te pakallur reformen ne drejtesi. Po une nuk shoh ndonje arsye per te festuar.

Shqiptari23/07/2021 13:24

PO, PO ZNJ. KIM!! PIRDH! PIRDH! I THEMI NE KËTEJ NGA SHQIPËRIA!!! ASNJË CIRONKË NUK ËSHTË MBI LIGJIN!! ASKUSH TJETËR PËRVEÇ SATRAPIT TË SURRELIT, LALI ERJON PLEHUT DHE ANTARËVE TË KLANIT NARKO-MAFIOZ "RILINDJA"! TI ZNJ. KIMETE VAZHDO FESTO, FESTO ME EDVIN RAMËN PËR FITORET E DON KISHOTIT, POR TË GJITHË SHQIPTARËT PO E SHIKOJNË SIÇ SHIKOJNË DRITËN E DIALLIT SE KUSH E BËN LIGJIN, KUSH I CAKTON GJYQTARËT DHE PROKURORËT DHE KUSH JANË MBI LIGJIN!! VETËM ZNJ. KIM NUK SHIKOKA NGA FARE, PO FARE NGA SYTË!! ZNJ. KIM DHE Z, SORECA FESTOJNË, NDËRSA SHQIPTARËT TË GËNJYER, TË ZHGËNJYER E TË MASHTRUAR PO ULËRIJNË, PO QAJNË DHE PO VAJTOJNË!!! HAPI SYTË ZNJ. KIM!! HAPI SYTË DHE LËRI DEKLARATAT TEORIKE!!! SPAK VAZHDON AKOMA ME CIRONKAT SIPAS REGJISË SË SATRAPIT TË SURRELIT DHE E DUARTROKITUR ME BUZËQESHJE DHE NGA VETË ZNJ. KIM!!

Skrapari23/07/2021 13:13

Ju lutem botojeni komentin tim per shoqen Kimete tw amb, Amerikane pa frike,

Stela Pata23/07/2021 12:49

Ejvallah Kimete hanëm, Në kokën tënde inshallah. Të fala shumë nga Toma dhe Qife Rakipi. Po drekonin me Edvinin sorkadhin tënd.

arqile@gmail.com23/07/2021 11:09

Kimete po nuk u futen brenda e gjithe paketa e rilindjes per vjedhjet ,kurse ti duhet te shpallesh non grada mizerje.

Skrapari23/07/2021 11:01

O Kimete! A ke sy dhe veshe te shikosh dhe degjosh. Kush do ta beje drejtesine? Ata qe bene diktaturen dhe bijte e tyre s'mund ta bejne kurre drejtesine. Keto jane pordhe me rigon. Shiko mbush valixhet me dollare dhe ti si paraardhesit e tu dhe gris bythen. Na lini te qete se problemet i zgjidhim vete. Nuk kemi nevoje per tutore. Ju te ashtuquajtur nderkombetare po e shkerdheni Shqiperine. Fatkeqesisht te mbeshtetur nga disa shqipfoles.

Shto koment

Denonco