VIDEO/ 'Ky është Ballkani i ri'/ Rama-Zaev-Vuçiç shmangin sërish Kosovën

VIDEO/ 'Ky është Ballkani i ri'/ Rama-Zaev-Vuçiç shmangin sërish Kosovën

10:44, 22/07/2021
A+ Aa A-

Tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar sot në mëngjes një takim online.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ka postuar në Facebook disa foto nga takimi me homologun shqiptar Edi Rama dhe atë serb, Aleksander Vuçiç.

Zaev thotë se në takim është diskutuar për përgatitjet e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që do të zhvillohet në Shkup në 29 korrik.

“Këtë mëngjes kam pasur një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, për të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ne organizojmë në Shkup më 29 korrik.

"Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, evropian”, shkruan Zaev në Facebook.

Sërish Kosova mbetet jashtë nismave të treshes Zaev-Rama-Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/07/2021 13:14

Ballkani i ri i leshit o klysha te sorosit we jeni ngtef si gjeli maje plehut

N22/07/2021 12:34

Edvin Kristaq Bregoviç.........Çfar pret o popull shqiptar ........ Vazhdoni shqiptarë flini gjumë......Gjithmonë i kapim gjërat me vonësë.E meritojmë Edvin Gallofin vuçiçin ,Batonin e viç të tjer qe paguhen nga qarqe antishqiptare.

Shto koment

Denonco