Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

MASHTRIMI/ Paratë e gjobës për Becchettin gati që në vitin 2019

MASHTRIMI/ Paratë e gjobës për Becchettin gati që në vitin 2019

10:07, 22/07/2021
A+ Aa A-

Përkundër deklaratave qeveritare se biznesmeni italian nuk do marrë “asnjë kokërr leku” nga buxheti i shtetit, faktet thonë të kundërtën. Shuma prej 110 milionë eurosh është parashikuar që në vitin 2019, kur Shqipëria humbi në arbitrazh përballë tij. Drejtoresha e Open Data Albania shprehet se për çdo vit të pashlyer tarifohet një kamatë vonesë në masën 3% të shumës. Në total nga humbjet në arbitrazh qeveria shqiptare i detyrohet kompanive një shumë prej 260 milionë eurosh, që nga një përllogaritje të thjeshte rezulton diku tek 400 deri në 500 euro për çdo familje. Deri më tani askush s’është vënë para përgjegjësisë për gjithë këtë dëm që u shkaktohet parave që vijnë nga taksat.

Qeveria shqiptare do t’i paguajë 110 mln euro sipërmarrësit italian, Francesco Becchetti. Në një intervistë televizive, ministrja e Financave Anila Denaj tha se detyrimet ndaj Becchettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë. Nga një përllogaritje e të gjitha gjyqeve që ka humbur shteti shqiptar në arbitrazh, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë në total 263 mln euro kompanive dhe biznesmenëve për ndërprerje të padrejta të kontratave.

Open Data Albania shkon më tej kur thotë se pagesa për Francesco Bechettin është parashikuar që në vitin 2019 duke paraqitur dhe dokumentet përkatës për këtë qëllim. Me pak fjalë, qeveria përgjatë dy viteve por edhe gjatë fushatës elektorale ka gënjyer kur thoshte se Bechetti nuk do marrë asnjë lek nga buxheti shqiptar i shtetit “Në Raportet Zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Shtetit Shqiptar detyrimi për çështjen Beçheti është njohur që në 2019. Çdo vit vonesë në shlyerje për këtë detyrim rritet me KAMATE që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa milion Euro shtesë.

Shkak i mosmarr?veshjeve mes pal?ve është pengesa për realizimit e investimeve n? hidrocentralin e Kalivaçit, Televizionin AgonSet dhe impjantin e trajtimit t? mbetjeve nga kompanit? Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Beçheti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti” shprehet drejtoresha e Open Data Aranita Brahaj në një status të sajin në rrjetet sociale të cilin e shoqëron dhe me dokumentet përkatëse.

Bechetti në sulm

Dy ditë më parë vetë Françesko Becchetti kishte sponsorizuar një banderolë në mes të Romës me titullin “Unë fitova”, por nuk kishte mjaftuar me kaq ka hapur dhe një “sajt” online të quajtur “parlo io”, në shqip “flas unë” ku shkruan për gjyqin ndaj Shqipërisë.

Ndërsa në shkrimin e web-it shkruhet se si ndodhi përplasja mes tij dhe qeverisë, Becchetti shkruan se vendimet në lidhje me mbylljen e Agon Channel TV të lëshuar nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Beçhetti dhe të tjerëve.

“Më 24 Prill 2019, Gjykata Ndërkombëtare ICSID, e Bankës Botërore, një organ përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve dhe investitorëve të huaj, lëshoi njëzëri një vendim të arbitrazhit, konfirmuar unanimisht nga Komiteti ICSID më 2 Prill 2021, i cili konstaton se paligjshmëria e veprimeve të ndërmarra nga autoritetet shqiptare kundër Francesco Beçhetti dhe grupit të tij të biznesit, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Vendimet në lidhje me mbylljen e Agon Channel TV të lëshuar nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Beçhetti dhe të tjerëve”, thuhet në sitin e administruar nga Bechetti.

Totali

Në total janë 263 milionë euro që shteti shqiptar duhet të paguaj si pasojë e humbjeve ndaj kompanive në arbitrazh, para që natyrisht dalin nga xhepat e taksapaguesve. Dhe për këtë nuk ka asnjë përgjegjës, ndërkohë që rasti i Francescho Bechettit është më flagranti. Deri më tani nga ana e SPAK nuk është ndërrmarë asnjë veprim i cili do identifikonte apo të çonte para drejtësisë  personat përgjgjës për  këtë situate.

Nga një llogari e thjeshtë rezulton se çdo shqiptari dhe atij të sapolindur do i duhet të paguajë një shumë të përafërt me 100 euro, ose në total  një mesatare prej 400-500 euro për çdo familje shqiptare. Në çdo vend tjetër me sadopak shtet ligjor instancat përkatëse do ishin shkundur. Nga të dhënat ka dalë se ish avokatja e shtetit Alma Hiçka ka qenë në konflikt të pastër interesi në lidhje me çështjet që trajtonte në arbitrazh.

Kjo sepse ajo mbronte në seanca interesat e shtetit shqiptar, por në të njëjtat seanca mbronte interesat e palës kundërshtare dhe kompania ligjore ku bashkëshorti i saj ishte aksioner. Hiçka pas lënies së detyrës iu kthye profesionit të gjyqtares, për t’u shkarkuar më pas nga Vettingu./MAPO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/07/2021 11:01

KËTË DËM KOLOSAL FINANCIAR E KA SHKAKTUAR VETË EDVIN KRISTAQ RAMA PËR INTERESAT E VETA PERSONALE DHE TË BANDËS SË TIJ KRIMINALE QEVERITARO-OLIGARKIKE, PA PYETUR FARE POPULLIN E VET DHE PA PJERDHUR FARE PËR ASNJË LIGJ KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR! DHE KËTË GJOBË DO TA PAGUAJË VETËM RAMA DHE BANDA E TIJ. PRANDAJ OPEN DATA TË MOS NA BËJË KOT MË KOT LLOGARITJET SE SA I TAKON PËR TË PAGUAR ÇDO FAMILJEJE SHQIPTARE PËR TË SHLYER KËTË GJOBË!!! SPAK DUHET TË ZGJOHET NGA GJUMI DHE DUHET TË PASTROHET NGA LLUMI! ZNJ. KIMETE TË MOS NA BËJË KOT DEKLARATA TEORIKE, DEMAGOGJIRA DHE THIRRJE PROPAGANDISTIKE NË AJËR GJOJA PËR LUFTË DHE PËRBALLJE TË PAMËSHIRSHME NDAJ KRIMIT DHE KORRUPSIONIT DHE CIRONKAVE, TË MOS NA TREGOJË GJURMAT E KRIMBAVE DHE TË UJQËRVE NGORDHALAQË, POR TA VENDOSË DORËN DHE GRUSHTIN MBI KOKËN E KRYEUJKUT, KRYEÇAKALLIT DHE KRYEPESHKAQENIT TË KORRUPSIONIT DHE TË KRYEHAJDUTIT TË SHQIPËRISË!! ZNJ. KIM! SATRAPI I SURRELIT DHE NAKO-BANDITËT E TIJ KRIMINELË KANË 8 VJET QË VJEDHIN DHE GRABISIN ME TË GJITHA MËNYRAT E MUNDSHME KRIMINALE ÇDO QINDARKË TË BUXHETIT TË SHTETIT, VJEDHIN E SHKATËRROJNË SHQIPËRINË, DHUNOJNË, GRABISIN DHE PËRVETËSOJNË PA MËSHIRË PRONAT E SHTETIT DHE TË TË GJITHË SHQIPTARËVE DHE SPAK, PA PIKËN E TURPIT E TË MORALIT, MERRET ME CIRONKAT MË ORDINERE TË KRIMIT ORDINER! ZNJ. KIM, NËSE VËRTETË SHBA ËSHTË ME POPULLIN SHQIPTAR, ËSHTË ME DREJTËSINË DHE DËSHIRON ME TË VËRTETË QË TA NDIHMOJË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT NË KËTË LUFTË ME KRIMIN DHE KORRUPSIONIN QEVERITAR DUHET QË TË SHKËPUSË LIDHJET ME EDVIN RAMËN DHE TË NDËRPRESË MBËSHTETJEN NDAJ KËTIJ KRYEKRIMINELI SA MË PARË! OKTAPODI GJIGAND I KRIMIT DHE I KORRUPSIONIT LUFTOHET, GODITET DHE ASGJËSOHET QYSH NË FILLIM VETËM NËSE GODITET DHE SHTYPET PA MËSHIRË DHE PA KOMPROMIS KOKA E TIJ DHE JO GISHTRINJTË, KËMBËT DHE TENTAKULAT! KY OKTAPOD GJIGAND KRIMINAL, ME MBËSHTETJEN E PËRFAQËSUESVE MË TË KORRUPTUAR DHE MË TË PAMORALSHËM TË SHBA, BE, KE, KiE DHE OSBE, E KA MBËRTHYER FORT PREJ FYTI SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT DHE PO I MERR FRYMËN POPULLIT SA PO I DALIN SYTË NGA VENDI! BOLL ME SHOW QESHARAKE ZNJ. KIM! NE NUK DUAM FJALË POR VEPRIM!!! JEPNI URDHËR TË ARRESTOHEN EDVIN KRISTAQ RAMA DHE LALI ERJON PLEH VELIAJ!

Shto koment

Denonco