Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari’/ PD: Drejtësia të veprojë. Koha të paguajë Rama

‘Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari’/ PD: Drejtësia të veprojë. Koha të paguajë Rama

18:51, 21/07/2021
A+ Aa A-

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke komentuar deklaratën e Ministres së Financave, Anila Denaj, e cila tha gjatë një transmetimi televiziv se qeveria Rama do të paguajë çdo para të humbur në Gjykatën e Arbitrazhit, duke përfshirë edhe gjyqin me Beçhetin, shkruan më tej se ky vendim do I kushtojë çdo shqiptari 45 mijë lekë. Ndërkohë që sipas Duma drejtësia duhet të veprojë dhe është koha që këto para ti paguajë Rama.

‘Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre. Secili prej nesh, nga një i porsa lindur deri te pensionisitët, do të paguaj 45 mijë lekë të vjetra. Para që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.

Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë. Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga jnë pushtet i korruptuar deir ne palcë, është koha të paguaj Edi Rama!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Studenti22/07/2021 09:01

Me 110 milion euro mund te ndertoheshin 5 spitale moderne me te gjitha aparaturat dhe pajisjet bashkekohore. Mendoni qe Shkodra, Kuksi, Korca, Elbasani dhe Gjirokastra te kishin nga nje "Spital Amerikan" shteteror!!! Vetem per kete duhet te shkoje kryeministri ne burg.

Bledi gjermani21/07/2021 19:54

Kto lek ti paguaj Rama, ne fund te fundit per kapricon e tij u gjobit shqiperia, ai i ka aq lek se ka problem, po per ne 45 mij lek per cdo shqiptar jan shum.

Shto koment

Denonco