Dasho: Qeveria lejoi hyrjen e variantit Delta! CoronaVac nuk të mbron as ndaj variantit fillestar

Dasho: Qeveria lejoi hyrjen e variantit Delta! CoronaVac nuk të mbron as ndaj variantit fillestar

17:47, 21/07/2021
A+ Aa A-

I ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, ekspert i shëndetit publik Erion Dasho ka folur rreth hyrjes në Shqipëri të variantit DELTA.

Dasho: Dihet se varianti Delta është më rezistent ndaj të gjitha vaksinave, sidomos vaksinës që përdoret rëndom në Shqipëri, vaksina CoronaVac.

Unë besoj se Shqipëria ka prej kohësh variantin Delta, vetëm pritet të konfirmohet, pasi ne kemi shumë shkëmbime me Mbretërinë e Bashkuar, pasi Britania ka pasur qarkullimin më masiv të variantit Delta, por tani kemi një qarkullim në të gjithë Evopën.

Shqipëria me politikën e saj me ‘dyer të hapura’, ka lejuar hyrjen në vend edhe të variantit Delta. Nuk duhet të harrojmë se vaksina CoronaVac që përdoret në Shqipëri ka një efiçencë më të ulët edhe me variantet alfa, beta dhe gama të virusit, madje edhe me variantin fillestar, varianti i Huanit.

Vaksina që përdoret në Shqipëri nuk është çudi që nuk të mbrojnë nga variantet e Covid-19. 

Dasho: Virusi Delta, rezistent ndaj Coronavac 

 

Dasho: Në Shqipëri kalon dhe varianti Alfa 

 

Dasho: Reagimi i të imunizuarve ndaj Deltës, i panjohur

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eksperti22/07/2021 07:39

Po ju zoti Dasho do garantonit qe varianti Delta nuk do hynte ne Shqiperi?! Per cfare po flet o njeri??!!!

Tarasi21/07/2021 21:27

Si nuk te mbaroi helmi o njeri!Bla bla bla gjithe kohen pa asnje lloj fakti apo reference shkencore.

Shto koment

Denonco