VIDEO/ Shkarkimi i ish-avokates së Shtetit, Koka: Hicka dhe burri i saj duhet të ishin para drejtësisë

VIDEO/ Shkarkimi i ish-avokates së Shtetit, Koka: Hicka dhe burri i saj duhet të ishin para drejtësisë

17:04, 21/07/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, duke folur në Syri Tv, në një intervistë për moderatoren Eneida Ndoci, foli edhe për shkarkimin e ish-Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Koka theksoi se Alma Hicka dhe bashkëshorti i saj duhet që të dilnin përpara drejtësisë e jo përpara vettingut, për shkak se kanë grumbulluar para të paligjshme, duke grabitur kësisoj shtetin.

“Ish-avokatja e shtetit Alma Hicka dhe bashkëshorti i saj duhet të ishte në gjyq për grup të strukturuar kriminal

Hicka duhet të ishte për procedim penal dhe jo për vetting. Konflikti i interesit, sidomos kur krijon edhe dëm financiar, është krim dhe të dy, zotëria e zonja duhet të ishin përpara drejtësisë. Kjo është një çështje skandaloze, që ndikon drejtpërdrejtë në xhepat tanë.

Nuk ka drejtësi në raste kardinale. Shpresoj që organet e drejtësisë të flasin, sepse kjo qeveri po vepron pa frerë, këtu 70 përqind e tenderave që pranohen janë me probleme. Kemi rastin e inceneratorëve, nuk ka skandal më të madh se ky. Vetëm në Afrikë ndodhin këta gjëra, që rrinë 40 vjet në pushtet, paratë shkojnë më kot dhe në fund nuk japin llogari”, u shpreh Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco