Respublica: Po a nuk ishte pronar i bregdetit, Shkëlzen Berisha dhe Jamarbër Malltezi?

Respublica: Po a nuk ishte pronar i bregdetit, Shkëlzen Berisha dhe Jamarbër Malltezi?

13:23, 21/07/2021
A+ Aa A-

Disa foto që vijnë nga bregu i Jugut të Shqipërisë provojnë atë që po ndodh në këtë zonë. Betonizimi që shitet për zhvillim. Hotele në buzë të rërës së plazhit, ndërtime masive për të cilat po të rrëmosh pak të dalin si pronarë të njëjtë emra që i has kudo në Tiranë.

Betonizimi është në njërin aspekt edhe ngurtësim parash, hipotekë dhe në të vërtetë këtu po hipotekohet nga një kastë e caktuar një ndër zonat më të mira të vendit. Po e marrin për veten e tyre ta kemi të qartë, nuk kanë plan zhvillimi. Siç ndodh në Tiranë, siç ndodh në Lalëz e kështu me radhë.

Nuk ka ndonjë risi. Kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë në Histori. Zaptimi dhe shpikja e titujve është mani universale. Thjesht sa për një kuriozitet lokal: bregdetin a nuk e kishte Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berisha?

A nuk lexuam kaq kohë kur PS-ja ishte në opozitë se familjarët e Berishës zaptuan bregun? Mesa duket diçka e pavërtetë na është thënë. Bregu vajti tek i zoti, sepse në fund pronare e këtij vendi është PS-ja. Të mos kemi iluzione. Ndaj edhe vota për të është dashuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco