Shëndetësia shpërfill ‘kërcënimin’ e Ramës/ Gati milionat për Topçiun

Shëndetësia shpërfill ‘kërcënimin’ e Ramës/ Gati milionat për Topçiun

11:58, 21/07/2021
A+ Aa A-

Nuk ndalen milionat që autoritetet shëndetësore i akordojnë pa garë kompanisë Farma Net. Së fundmi Spitali i Durrësit dhe ai i Kukësit kanë shpallur dy tendera për blerrje të medikamenit ‘Viper Venom’, një ilaç kundër helmimit nga gjarpri, që sipas të gjitha gjasave fituese do të shpallet kompania Farma Net.

Nga SYRI TV

Autoritetet shëndetësore sapo kanë shpallur dy tendera, të cilat duket se janë paracaktuar për t’u fituar nga kompania ‘Farma Net Albania’.

Spitali i Durrësit dhe ai i Kukësit kanë publikuar procedurat e prokurimit publik për blerje të medikamentit ‘Viper Venom’, një ilaç kundër helmimit nga gjarpri.

Në bazë të specifikimeve teknike, të cilat janë identike në të dy tenderat, strukturat spitalore kërkojnë të blejnë medikamentin, të ambalazhuar në flakonë 5 mililtra.

‘Syri TV’ ka raportuar më herët se ky medikament është i paregjistruar në Shqipëri dhe ai mund të qarkullojë vetëm me një autorizim të posaçëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Autorizimin për ‘Viper Venom’ në flakonë 5 mililitra e ka vetëm kompania ‘Farma Net Albania’.

Ky lloj ilaçi gjendet edhe në ambalazhime të tjera, 1 mililitër dhe 10 mililitra.

Por, prej më shumë se tre vitesh, Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e varësisë së saj, kërkojnë të blejnë ilaçin kundër helmit nga gjarpri vetëm në format 5 mililitra, pikërisht atë që e ka ekskluzivitet kompania në pronësi të Sokol Topçiu.

Spitali i Durrësit dhe Spitali i Durrësit janë të fundit në radhë, deri më tani të paktën, që po organizojnë një tender, i cili duket se është i paracaktuar për ‘Farma Net Albania’.

Shumë procedura të mëparshme për këtë ilaç magjik kanë shkuar pikërisht në drejtim të kësaj kompanie private.

SYRI TV kërkoi në bazën e të dhënave ‘openprocurment.al’ për tenderat e zhvilluar nga strukturat shtetërore, duke përdorur fjalë kyçe ‘viper venom’.

Të dhënat, megjithëse nuk ishin aspak befasuese për redaksinë, tregonin pikërisht atë që është raportuar edhe më herët.

Thuajse të gjithë tenderat për helmin kundër gjarprit në vitet e fundit janë fituar nga ‘Farma Net Albania’.

Dhe ky rezultat i suksesshëm për kompaninë e Topçiut duket se ka ardhur pikërisht për shkak autoritetet shëndetësore kanë vendosur specifikime teknike që e favorizonin ‘Farma Net-in’.

Historia e kompanisë së Topçiut me Ministrinë e Ogerta Manastirliut është pikërisht një prej atyre rasteve tipike, të përmendura së fundmi edhe nga kryeministri Edi Rama.

Në fushatën e tij publike për ato që ai i quajti ‘tendera grabitqarë’, Rama etiketoi pikërisht procedurat që duken hapur se janë të paracaktuara për t’u fituar nga operatorë të veçantë.

Fushata e Ramës u drejtua kryesisht në drejtim të tenderave të zhvilluar nga bashkikë. Por, në fakt, problemi më i madh i tenderave të paracaktuar qëndron në qeverinë e tij, sidomos në Ministrinë e Shëndetësisë.

Por, për tenderat e institucioneve qendrore, Rama nuk duket se ndan të njëtin qëndrim për ‘procedura grabitqare’.

Qeveria e tij vijon të jetë e lirë të organizojë tendera të paracaktuar, duke shpërfillur kërcënimin absurd të Ramës se ai do t’i luftojë me SPAK-un.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco