VIDEO- SYRI TV/ Shifrat, Shqipëria me më pak vaksinime në Europë

VIDEO- SYRI TV/ Shifrat, Shqipëria me më pak vaksinime në Europë

11:37, 21/07/2021
A+ Aa A-

Shqipëria ka numrin më të ulët të vaksinimeve në Europë, por edhe në rajon. Të dhënat janë publikuar nga portal amerikan “Our World in Data”, që tregon se shifrat e injektimeve janë disa herë më të ulëta nga sa deklaron qeveria shqiptare

SYRI TV

Në një kohë që kryeministri Edi Rama dhe Qeveria mburren për marrjen dhe injektimin e më shumë se një milionë dozave, duket se të dhënat tregojnë krejt të kundërtën.

Shqipëria është ndër vendet e fundit sa i përket vaksinimit të popullatës. Të dhënat dalin nga portal amerikan “Our World in Data” që tregon nivelin e vaksinimit për secilin shtet.

Në total Shqipëria rezulton me rreth 20 përqind të popullsisë së vaksinuar, me 1 dhe 2 doza, dhe është nga të fundit në Europë. Madje Shqipërisë ia kalojnë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor si Serbia me rreth 40 përqind të popullsisë së vaksinuar me 1 e 2 doza, Kroacia me rreth 38,5 përqind, e deri edhe Mali i Zi (me rreth 23 përqind)...

Nëse marrin në total injektimet me një dhe dy doza, Shqipëria është edhe pas Maqedonisë së Veriut, e cila ka injektuar vaksina në 23 % të popullsisë.

Ndërkaq niveli i vaksinimit në Europë është sa dyfishi i Shqipërisë me 46 përqind të popullsisë të vaksinuar dhe akoma më lart janë vendet e Bashkimit Evropian me 56 përqind, gati tre herë më shumë se sa Shqipëria. Shqipëria është pas Rusisë, e cila ka vaksinuar rreth 22 përqind të popullsisë prej mëse 145 milion banorësh.

Kjo situatë vjen në një kohë që në botë është dhënë alarmi për rritjen me shpejtësi të infektimeve nga varianti Delta. Edhe pse këtë javë është hapur vaksinimi masiv për çdo person mbi moshën 18 vjeç, duket se programi i hartuar nga qeveria për vaksinimin e popullatës nuk po funksionon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco